☁️
Tiranë 29°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,322 ▼0.88%
DOW 50,269 ▼1.19%
NASDAQ 25,377 ▼1.18%
NAFTA 89.38 ▲1.34%
ARI 4,152 ▼3.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $62,236 ▲ +1.47% ETH $1,648 ▲ +0.41% XRP $1.1235 ▼ -0.98% SOL $65.1500 ▲ +0.74%
S&P 500 7,322 ▼0.88 % DOW 50,269 ▼1.19 % NASDAQ 25,377 ▼1.18 % NAFTA 89.38 ▲1.34 % ARI 4,152 ▼3.13 % S&P 500 7,322 ▼0.88 % DOW 50,269 ▼1.19 % NASDAQ 25,377 ▼1.18 % NAFTA 89.38 ▲1.34 % ARI 4,152 ▼3.13 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Gjykata në Prishtinë cakton seancën e shqyrtimit fillestar për 21 të pandehurit për krime lufte, u bën thirrje të dorëzohen para organeve të drejtësisë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale kundër të pandehurve Obrad Stevanoviç, Radomir Markoviç, Krsmam Jeliç, Goran Radosavljeviç, Zhivko Trajkoviç, Bogoljub Janiçeviç, Milan Lekiç, Radomir Miliç, Dragan Djorgoviç, Branko Mladenoviç, Dragan Jasoviç, Momçilo Sparavalo, Darko Amanoviç, Srboljub Vujinoviç, Bozhidar Marinkoviç, Zoran Stanojeviç, Milan Josanoviç, Goran Petkoviç, Dragoslav Nikoliç, Çedomir Aksiç dhe Zvonimir Janiçijeviç për shkak të veprës penale Krimet e Luftës kundër popullsisë civile.

Siç thuhet në njoftim sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, njofton opinionin publik se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.88/2025, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës – PPS.nr.68/2021 të datës 30.12.2025, kundër të pandehurve Obrad Stevanoviç, Radomir Markoviç, Krsmam Jeliç, Goran Radosavljeviç, Zhivko Trajkoviç, Bogoljub Janiçeviç, Milan Lekiç, Radomir Miliç, Dragan Djorgoviç, Branko Mladenoviç, Dragan Jasoviç, Momçilo Sparavalo, Darko Amanoviç, Srboljub Vujinoviç, Bozhidar Marinkoviç, Zoran Stanojeviç, Milan Josanoviç, Goran Petkoviç, Dragoslav Nikoliç, Çedomir Aksiç dhe Zvonimir Janiçijeviç, për shkak të veprës penale Krimet e Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e inkriminuar tani sipas nenit 144,145,146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Gjykata ju bën thirrje të pandehurve, të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

Po ashtu Gjykata bën thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente. Njoftohen të pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë Hajvali, Objekti D, me datë 20.07.2026, në ora 10:00 nga Kryetarja e Trupit Gjykues, Violeta Namani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.