🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,625 ▼0.51%
DOW 52,097 ▼1.46%
NASDAQ 25,987 ▼0.08%
NAFTA 102.31 ▲2.86%
ARI 4,006 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,667 ▲ +0.04% ETH $2,409 ▲ +0.38% XRP $1.3150 ▼ -0.44% SOL $104.5600 ▲ +0.17%
S&P 500 7,625 ▼0.51 % DOW 52,097 ▼1.46 % NASDAQ 25,987 ▼0.08 % NAFTA 102.31 ▲2.86 % ARI 4,006 ▼1.35 % S&P 500 7,625 ▼0.51 % DOW 52,097 ▼1.46 % NASDAQ 25,987 ▼0.08 % NAFTA 102.31 ▲2.86 % ARI 4,006 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Opinion

Oerd Bylykbashi (nuk) po revizionon Oerd Bylykbashin, si Bedri Spahiu, Bedri Spahiun?!

Nga Roland Bejko

Reagimi i deputetit O.B që po qarkullon në rrjet, më ngjan me atë shkrimin e botuar në fillim të viteve “90 me titull, Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun”, por me një ndryshim; nuk është penduar!

Pse?

Së pari, zotëria në fjalë ka qenë kryenegociatori si i Bashës dhe Berishës në tryezat me Damian Gjiknurin e Ramës, të cilat nga marrëveshje politike që duhet të ishin në dobi të demokracisë, kanë përfunduar në pazare politike në dobi të interesave të dyshes Rama-Berisha, duke filluar me Ligjin Zgjedhor, Kodin e shpifur Zgjedhor, e deri te amnistia e zyrtarëve të hetuar nga SPAK….

Këto teza që propozon zotëria në fjalë tani, ishin tezat e betejës sonë politike për të cilat këta me shefin e tyre na shpallën armiq në atë kohë, dhe sot e kësaj dite.

Këta e mbështetën Berishën kur ishte i mbaruar politikisht, manipuluan militantët, dhe i dhanë Berishës përjetësi në krye të PD.

Këta si ky, heshtën kur duhet të flisnin, ose më mirë, folën e vepruan siç donte Berisha, me shpresën se ai do tërhiqej shpejt e njërit prej “12 apostujve” që i shkonin nga mbrapa me lëpirje të neveritshme, do t’u linte në dorë çelësat e Partisë, ndëkohë kanë filluar të flasin sot kur duhet të heshtin, pasi gjithçka që thonë nuk i lan dot nga dëmi i madh që i kanë bërë PD, demokratëve, por edhe vendit me veprimet e tyre.

Pse, sot e zbuloi kryenegociatori i Saliut që restaurimi i demokracisë dhe i shtetit shqiptar fillon nga prishja e pazarit Rama-Berisha të 2008?!

Sot e zbuloi ky se Shqipëria ka nevojë për reforma të thella strukturore sipas parimit check & balance ?!

Sot e zbuloi ky që duhet ndryshuar kodi zgjedhor për t’i nxjerrë deputetët sipas meritës dhe jo nga lista e kryetarëve?! Sot e zbuloi që partitë janë të kryetarëve, dhe kryetarët të përjetshëm?!

Oerdi është njeri i mirë, por për fat të keq, ka qenë vet autori i gjithë të këtij deformacioni në funksionalitetin e shtetit dhe vdekjen e demokracisë shqiptare.

Pendesa e Oerdit dhe Oerdëve do merrte vlerë nëse preambolën e shkrimit do ta fillonte me një pendesë të madhe e të ndjerë për dëmet e mëdha që i kanë bërë asaj partie dhe këtij vendi me pazaret e pista në dobi të dyshes Rama-Berisha!

Të paktën të bënte atë që bëri Prokurori Komunist në fund të jetës së tij, Bedri Spahiu, i cili rrëfeu gjithë krimet që pati bërë për llogari të Enver Hoxhës, nga i cili edhe vet pati më vonë fatin e viktimave të tij, siç po e ndiejnë edhe këta fatin e keq që u ka paracaktuar Salia.

Sidoqoftë, çdo njeri që e kupton, qoftë edhe vonë, se Berisha nuk është Mesia, është i mirëpritur, por me një kusht:

Të shprehë pendesë, dhe të bëjë një rrëfim të sinqertë të dëmit që ka bërë…Si Bedri Spahiu????

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.