Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 17 April 2026
S&P 500 7,041 ▲0.26%
DOW 48,579 ▲0.24%
NASDAQ 24,103 ▲0.36%
NAFTA 87.81 ▼3.69%
ARI 4,813 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $75,520 ▲ +1.45% ETH $2,353 ▲ +0.82% XRP $1.4448 ▲ +2.69% SOL $88.1300 ▲ +3.55%
S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 87.81 ▼3.69 % ARI 4,813 ▲0.1 % S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 87.81 ▼3.69 % ARI 4,813 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
17 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin

U mbajt këtë të premte në Gjykatën Themelore të Prishtinës gjyqi për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancën e sotme është paraparë paraqitja e fjalëve përfundimtare të të gjitha palëve.

Prokurorja, Javorka Perlinqeviq, në çështjen penale për vrasjen e Liridona Ademajt, ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

“Prokuroria i propozon gjykatës që të sjellë aktgjykim dënues dhe të akuzuarit t’i shpallë fajtorë, duke i dënuar me burgim të përjetshëm”, tha prokurorja.

Gjatë fjalës përfundimtare, Perlinqeviq po ashtu tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor janë paraqitur tre versione të ndryshme të ngjarjes nga të akuzuarit, që paraqesin përpjekje për shmangie të përgjegjësisë penale dhe kalimin e fajit tek të tjerët.

Liridona u vra në nëntor të vitit 2023. Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes. Granit Plava akuzohet se e ka kryer vrasjen, ndërkaq Kushtrim Kokalla akuzohet se e ka njoftuar dorasin e dyshuar me Murselin.

Prokurorja shtoi se, sipas provave të administruara, i akuzuari Naim Murseli ka kaluar pasditen e ditës kritike me të akuzuarin Granit Plava, me të cilin dyshohet se ka blerë armën e përdorur në kryerjen e krimit, si dhe ka përdorur veturë të marrë nga dikush tjetër në atë periudhë. Sipas saj, këto rrethana nuk përputhen me deklarimet e mbrojtjes dhe analizat e video-inçizimeve tregojnë lëvizje të koordinuara të automjeteve.

Prokurorja Perlinqeviq tha se gjatë gjykimit janë paraqitur prova materiale, janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët që kishin njohuri për rrethanat e rastit, por janë paraqitur edhe prova nga mbrojtja.

Sipas saj, djali i madh i Liridonës, në prani të psikologut, ka deklaruar: “hajni e futi dorën dhe ia bëri mamit bam”.

Gjithashtu, ajo përmendi dëshminë e vëllait të viktimës, sipas së cilës fëmijët e kanë sqaruar qartë ngjarjen dhe nuk dëshirojnë të komunikojnë me babanë e tyre, të akuzuarin Murseli, duke refuzuar edhe thirrjet telefonike të mundësuara përmes Qendrës për Punë Sociale në Suedi.

Prokurorja përmendi po ashtu se qershorin e vitit 2022, familja Murseli në Suedi kishte paguar një policë sigurimi në emër të viktimës Liridona Ademaj, dhe se sipas saj, pas kësaj, i akuzuari Naim Murseli i kishte kërkuar të akuzuarit Kushtrim Kokalla të gjejë mënyrën për vrasjen e saj.

The post Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.