Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 23 June 2026
S&P 500 7,398 ▼1%
DOW 51,833 ▲0.23%
NASDAQ 25,759 ▼1.56%
NAFTA 73.08 ▼1.06%
ARI 4,148 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,484 ▼ -3.17% ETH $1,659 ▼ -4.57% XRP $1.1006 ▼ -3.28% SOL $68.8700 ▼ -5.84%
S&P 500 7,398 ▼1 % DOW 51,833 ▲0.23 % NASDAQ 25,759 ▼1.56 % NAFTA 73.08 ▼1.06 % ARI 4,148 ▼1.3 % S&P 500 7,398 ▼1 % DOW 51,833 ▲0.23 % NASDAQ 25,759 ▼1.56 % NAFTA 73.08 ▼1.06 % ARI 4,148 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar në Itali ka goditur një rrjet të organizuar shqiptar të trafikut të kokainës që vepronte në zonën e L’Aquila-s. Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim 40 persona, ndërsa 16 prej tyre janë arrestuar me urdhër gjykate. Nëntë të tjerë janë vendosur nën masa më të lehta sigurie.

Operacioni, i koduar “Consegna della Coca” (“Dorëzimi i Kokës”), u zhvillua nga karabinierët italianë me koordinimin e Prokurorisë Antimafia të L’Aquila-s. Në aksion morën pjesë njësi speciale, ekipe me qen antidrogë dhe helikopterë të Karabinierëve.

Sipas hetimeve, organizata përdorte një skemë moderne shpërndarjeje të drogës, ku porositë bëheshin përmes mesazheve të koduara dhe dërgesat realizoheshin direkt në banesa, me sistemin “delivery”.

Hetuesit zbuluan se pjesa më e madhe e shpërndarësve ishin të rinj shqiptarë, shumë prej tyre adoleshentë, të rekrutuar në Shqipëri dhe të dërguar në Itali me viza turistike. Ata qëndronin për periudha të shkurtra, përdornin makina me qira, telefona të ndryshëm dhe karta SIM të ndërruara vazhdimisht për të shmangur identifikimin.

Karabinierët dyshuan për ekzistencën e një rrjeti të strukturuar pasi gjatë kontrolleve hasnin vazhdimisht të njëjtin model: të rinj pa precedentë penalë, me sasi të vogla droge dhe pa kontakte të gjurmueshme. Sipas Prokurorisë, pas këtyre rasteve fshihej një organizim i mirëfilltë kriminal me bazë operative edhe në Shqipëri.

Hetimi nisi në janar 2025 dhe çoi në zbulimin e tre grupeve kriminale të lidhura mes tyre, të cilat menaxhonin trafikun e kokainës në L’Aquila dhe zonat përreth, me shtrirje edhe në Toskanë e Veneto.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth një kilogram kokainë dhe janë dokumentuar mbi 3,200 doza të shitura, me fitime që llogariten rreth 125 mijë euro. Mbi 100 përdorues droge janë identifikuar dhe raportuar tek autoritetet përkatëse italiane.

Prokurorja Roberta D’Avolio deklaroi se operacioni përbën një goditje të rëndësishme ndaj grupeve kriminale që kishin vepruar prej kohësh në këtë zonë, megjithëse, sipas saj, “lufta kundër drogës mbetet ende e hapur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.