☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.81 ▼0.29%
ARI 3,552 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,905 ▼ -2.11% ETH $1,639 ▼ -3.11% XRP $0.9139 ▼ -2.52% SOL $67.4700 ▼ -4.99%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.81 ▼0.29 % ARI 3,552 ▼1.08 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.81 ▼0.29 % ARI 3,552 ▼1.08 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kosova

Goditja me veturë e oficerit doganor në Podujevë, sindikata kërkon shtesa për rrezikshmëri

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) ka dënuar sulmin ndaj një oficeri doganor, i cili dyshohet se është goditur me veturë gjatë një kontrolli doganor në qytetin e Podujevës.

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 24 nëntor, gjatë kontrollit të një automjeti në kuadër të një rasti nën dyshimin për kontrabandë me telefona celularë.

Sipas sindikatës, drejtuesi i automjetit dyshohet se nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe goditi me veturë oficerin doganor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

SPDK-ja ka shprehur solidaritet me zyrtarët e lënduar, duke theksuar se incidenti ka mundur të përfundonte me pasoja shumë më të rënda. Po ashtu, i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të hetojnë me urgjencë rrethanat e rastit.

Përveç dënimit të sulmit, sindikata ka ngritur edhe shqetësimin për sigurinë dhe kushtet e punës së oficerëve doganorë, të cilët gjatë kontrolleve në terren përballen me rreziqe fizike.

Sipas SPDK-së, që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në vitin 2023, oficerët doganorë nuk kanë përfituar shtesë të veçantë për rrezikshmëri.

Për këtë arsye, sindikata i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të sigurojë pagesën e shtesave për rrezikshmëri, mbulim shëndetësor dhe sigurim për lëndimet në vendin e punës, si dhe forcimin e masave të sigurisë gjatë kontrolleve doganore në terren, pikëkalimet kufitare dhe terminale.

SPDK-ja ka theksuar se oficerët doganorë që zbatojnë ligjin dhe mbrojnë interesin publik duhet të kenë mbrojtje të duhur gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe kompensim në përputhje me rrezikun me të cilin përballen. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.