☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,696 ▲0.94%
DOW 52,401 ▲0.36%
NASDAQ 26,288 ▲1.28%
NAFTA 101.77 ▼1.45%
ARI 4,032 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,814 ▲ +0.16% ETH $2,343 ▼ -0.22% XRP $1.3056 ▲ +0.32% SOL $102.5300 ▲ +0.76%
S&P 500 7,696 ▲0.94 % DOW 52,401 ▲0.36 % NASDAQ 26,288 ▲1.28 % NAFTA 101.77 ▼1.45 % ARI 4,032 ▲0.61 % S&P 500 7,696 ▲0.94 % DOW 52,401 ▲0.36 % NASDAQ 26,288 ▲1.28 % NAFTA 101.77 ▼1.45 % ARI 4,032 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Golden Sabre 2026”, ushtrimi i madh i sigurisë mes institucione vendore dhe ndërkombëtare

Më 2 dhe 3 korrik 2026, në Kampin Vrella do të mbahet ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, ku do të marrin pjesë pjesëtarë të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Në këtë ushtrim do të përfshihet edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar në fushën e mbrojtjes civile.

Sipas njoftimit, ushtrimi do të përfshijë dislokimin e një numri të madh personeli, automjetesh dhe pajisjesh në zonën e ushtrimit dhe në rrugët përreth saj.

Qëllimi i tij është testimi i aftësive dhe procedurave të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm kompleksë të sigurisë, përfshirë edhe trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutaş, theksoi se ky ushtrim përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të sigurisë, në dobi të të gjithë qytetarëve në Kosovë.

KFOR bëri të ditur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.