☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Mozaiku i Tiranës hyn në epokën digjitale me rindërtim 3D dhe teknologji gigapixel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vizitoi sitin arkeologjik të Mozaikut të Tiranës, ku u prezantua zyrtarisht aktivizimi i kësaj hapësire të re digjitale në Tiranë, nënshtruar restaurimit, ndërthurur me kërkimin shkencor dhe teknologjinë digjitale.

Gjatë vizitës u theksua se, pas një periudhe të gjatë me vëmendje të kufizuar, Mozaiku i Tiranës po shndërrohet në një hapësirë moderne interpretimi, ku e shkuara vendoset në dialog me të tashmen. Teknologjia vihet në funksion të monumentit, duke e bërë historinë më të aksesueshme dhe më të kuptueshme për vizitorët.

Projekti përfshin tri risi kryesore: rindërtimin tredimensional të vilës romake mbi gjurmët e saj origjinale, instalacione digjitale interaktive që ofrojnë një përvojë të re për vizitorët, si dhe përdorimin, për herë të parë në Shqipëri, të teknologjisë Gigapixel për dokumentimin dhe rindërtimin digjital të Mozaikut të Tiranës dhe mozaikut të Eksonarteksit të Katedrales së Bylisit.

Me këtë ndërhyrje, Mozaiku i Tiranës rikthehet jo vetëm si një monument i restauruar, por edhe si një model bashkëkohor i interpretimit të trashëgimisë kulturore, ku ruajtja, inovacioni dhe kërkimi shkencor bashkëjetojnë në funksion të publikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.