⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.08% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1610 ▼ -2.15% SOL $89.7600 ▼ -0.41%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Google gjobitet me 403 milionë euro për shkelje të rregullave të privatësisë

DUBLIN, 21 shtator /ATSH-DPA/- “Google” është gjobitur me 403 milionë euro nga autoriteti irlandez për mbrojtjen e të dhënave, për shkelje të rregullave evropiane të privatësisë (GDPR).

Hetimi, i nisur rreth gjashtë vjet më parë, pas ankesave të organizatave evropiane të konsumatorëve, shqyrtoi mënyrën se si “Google” përdorte të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve.

Autoriteti irlandez, arriti në përfundimin se përdoruesit mund të mos kenë qenë të informuar qartë se të dhënat për vendndodhjen e tyre, mund të përdoreshin për reklama të personalizuara ose për të kuptuar interesat e tyre.

Hetimi mbuloi periudhën nga 25 maji 2018 deri më 4 shkurt 2020 dhe lidhej me shërbime si aktiviteti në internet dhe aplikacione, historiku i vendndodhjes dhe saktësia e vendndodhjes.

Përveç gjobës, “Google” është urdhëruar që brenda gjashtë muajve të ndryshojë mënyrën e përpunimit të të dhënave, në mënyrë që të jetë në përputhje me rregullat e GDPR-së.

Kjo është gjoba e katërt më e madhe, e vendosur nga autoriteti irlandez, që nga hyrja në fuqi e GDPR-së.

“Google” tha se çështja lidhet me politika të vjetra, të cilat sipas kompanisë janë ndryshuar që nga viti 2019.

Kompania theksoi se tani përdoruesit mund të vendosin, që të dhënat e tyre të fshihen automatikisht pas 3, 18 ose 36 muajsh dhe mund të çaktivizojnë reklamat e personalizuara.

“Google” tha gjithashtu se të dhënat e sakta të vendndodhjes në funksionin “Timeline” ruhen tashmë drejtpërdrejt në pajisjen e përdoruesit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.