Lëvizje në trupën diplomatike shqiptare, Uran Ferizi në krye të Misionit të përhershëm të OSBE-se
Lëvizje në trupën diplomatike shqiptare do të kryhen së fundmi. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me dije se Uran Ferizi pritet të emërohet në krye të Misionit të përhershëm të OSBE-se.
Ferizi aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Pas marrjes së detyrës së re ai do të zëvendësojë Eglantina Gjermenin në këtë pozicion. Sipas burimit gjithashtu pritet që ai këtë javë të ketë dëgjesën në Komisionin e Jashtëm.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.