☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.75 ▲1.85%
ARI 4,066 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,500 ▲ +2.1% ETH $2,369 ▲ +2.38% XRP $1.3320 ▲ +2.34% SOL $102.6700 ▲ +2.72%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.75 ▲1.85 % ARI 4,066 ▼0.21 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.75 ▲1.85 % ARI 4,066 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u morën 500 euro, arrestohet 16-vjeçari. Një në kërkim

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Rest Time”, dhe ka zbardhur rrethanat e grabitjes me armë të një çifti gjerman, ngjarje e ndodhur rreth tre javë më parë në fshatin Domen.

Si rezultat i hetimeve, është arrestuar një 16-vjeçar, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, përkatësisht 27 dhe 20 vjeç. Gjithashtu, një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se më 9 qershor 2026, gjatë natës, në aksin rrugor Domen–Postribë, 16-vjeçari në bashkëpunim me tre shtetasit e tjerë u kanë marrë 500 euro dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, të cilët ndodheshin në automjetin e tyre, duke i kanosur me armë zjarri.

Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e personit të shpallur në kërkim, si dhe puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.