Kronika
Grabitja në Rinas, Gjykata e Lartë liron dy nga 5 të arrestuarit
Gjykata e Lartë ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për dy prej personave të arrestuar në lidhje me grabitjen spektakolare në Rinas.
Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për të arrestuarit Arben Karafili dhe Fadil Jonuzaj. Vendimi i Gjykatë së Lartë erdhi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës.
Këta shtetas u arrestuan më 1 korrik të këtij viti pas grabitjes së një shume të konsiderueshme parash të një banke të nivelit të dytë, të cilat po i transportonte jashtë vendi.
Pesë të arrestuarit ishin pjesë e stafit të kompanisë së sigurisë. Arben Karafili 52 vjeç, banues në Tiranë, mbante detyrën e Shefit të Stacionit, pranë kompanisë së Sigurisë, ndërsa Jonuzaj ishte me detyrë agjent sigurie.