☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,587 ▲0.6%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,438 ▲1.09%
NAFTA 95.61 ▼0.88%
ARI 3,947 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,656 ▲ +0.03% ETH $2,298 ▲ +0.91% XRP $1.2787 ▲ +2.26% SOL $93.5000 ▼ -0.14%
S&P 500 7,587 ▲0.6 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,438 ▲1.09 % NAFTA 95.61 ▼0.88 % ARI 3,947 ▼0.58 % S&P 500 7,587 ▲0.6 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,438 ▲1.09 % NAFTA 95.61 ▼0.88 % ARI 3,947 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Boterori

Granit Xhaka “on top” në Kupën e Botës, njihuni me mesfushorët më të mirë për pasimet nën presion

Faqja e njohur e statistikave sportive, “Gradient Sports”, ka publikuar klasifikimin e futbollistëve, të cilët kanë spikatur më së shumti në pasimet e realizuara nën presion gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.

Analiza, e bazuar në 36 ndeshjet e para të turneut, vendos në krye të renditjes mesfushorin dhe kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën, i cili ka grumbulluar 91.8 pikë.

Në vendin e dytë renditet mesfushori i Spanjës, Rodri, me 90.8 pikë. Lojtari i njohur spanjoll ka vazhduar të dëshmojë aftësitë e tij si dirigjent i mesfushës, duke luajtur rol kyç në kontrollin e ritmit të ndeshjeve të kombëtares së tij.

Vendi i tretë i takon mbrojtësit të Zvicrës, Manuel Akanji, i cili ka marrë 88.2 pikë. Futbollisti i Manchester Cityt është vlerësuar për sigurinë dhe saktësinë në ndërtimin e aksioneve nga prapavija.

Pesëshja e parë plotësohet nga Lee Kang-in i Koresë së Jugut, me 87.3 pikë, dhe mbrojtësi i Turqisë, Zeki Çelik, i cili ka grumbulluar 86.1 pikë.

Në mesin e lojtarëve më të vlerësuar figuron edhe mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri, i cili mban vendin e gjashtë me 84.9 pikë.

Kjo statistikë nuk fokusohet vetëm te përqindja e saktësisë së pasimeve, por analizon cilësinë e tyre në situata ku lojtarët ndodhen nën presion të drejtpërdrejtë nga kundërshtarët. Për këtë arsye, ajo konsiderohet një tregues i rëndësishëm i aftësisë së futbollistëve për të ruajtur kontrollin e lojës dhe për të marrë vendime të sakta në momente të vështira.

Paraqitjet e Granit Xhakës, Rodrit dhe Manuel Akanjit kanë qenë ndër elementët kryesorë,që kanë ndihmuar Zvicrën dhe Spanjën të shfaqin organizim të lartë gjatë fazës së grupeve, ndërsa renditja nxjerr në pah edhe një herë rëndësinë e lojtarëve që drejtojnë lojën nga mesfusha dhe mbrojtje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.