☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.73 ▼1.02%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,207 ▼ -1.62% ETH $2,322 ▼ -2.12% XRP $1.2911 ▼ -3.01% SOL $100.2000 ▼ -2.64%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Green Card në SHBA, Shqipëria e para në Europë në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vijojnë të mbeten vendi i ëndrrave të mijërave shqiptarëve, që nuk heqin dorë vit pas viti nga lotaria që të mundëson të fillosh një jetë të re në kontinentin e largët. Shifrat tregojnë se shqiptarët shënojnë rekord në Europë për marrjen e lejeve të përhershme të banimit (green card) në dekadën e fundit, në raport me popullsinë.

Instituti i Politikave të Migrimit në SHBA ka përditësuar të dhënat për  fluksin e lejeve të reja të përhershme të banimit (green card) për të gjithë vendet e botës, nga periudha 1999-2015. Për Shqipërinë, që nga viti 1999 kanë marrë gjithsej leje të përhershme të banimit 77,618 persona, ku numri më i lartë është shënuar në vitin 2006, me 7,916 persona dhe më i ulëti në 2003-n, me 3,362.  Pas vitit 2013 shihet se ka sërish një rritje të numrit të shqiptarëve që kanë marrë ‘green card’, për të arritur në 4,653 në 2015-n.

Instituti i Politikave të Migrimit sqaron se të dhënat përfshijnë personat që kanë marrë leje ligjore të përhershme të banimit në vitin e dhënë fiskal, pavarësisht nga data aktuale e mbërritjes së tyre.

Monitor ka përpunuar të dhënat e  Institutit të Politikave të Migrimit për dekadën e fundit (2005-2015) për të gjitha shtetet e Europës. Nga të dhënat e përpunuara rezulton se në një dekadë, kanë marrë Green Card në SHBA rreth 54 mijë shqiptarë, duke u renditur në vlerë absolute në vend të gjashtë, pas Mbretërisë së Bashkuar, Ukrainës, Federatës Ruse, Polonisë dhe Gjermanisë.

Por, duke pasur parasysh që shtetet e sipërpërmendura kanë një popullsi shumë herë më të lartë sesa të Shqipërisë, vendi ynë mban rekord në numrin e Green Card të përfituara në dekadën e fundit, në raport me madhësinë relative. Përfituesit shqiptarë të lejeve të përhershme të qëndrimit në shtetin e ëndrrave në gjithë dekadën e fundit përbënin 1.85% të totalit të popullsisë, që kishte Shqipëria në 2015-n. Kjo përqindje është shumë më e lartë sesa e vendit të dytë që renditen pas nesh,  atij të Bosnjë Hercegovinës, me 0.7%. Bosnja ka pasur një fluks të lartë të marrjes së Green Card deri në vitin 2005, kur shteti boshnjak po merrte veten nga pasojat e luftës shkatërrimtare, më pas kërkesa ka rënë, për të arritur në vetëm 860 në 2015-n.

Në rajon Shqipëria kryeson dukshëm për numrin e green card që merren çdo vit. Në 2015-n maqedonasit morën 1060 lekë, malazezët 251, serbët 866, shtetasit nga Kosova 814.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.