🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,649 ▼1.39%
DOW 52,716 ▼0.26%
NASDAQ 26,031 ▼2.52%
NAFTA 99.24 ▲2.15%
ARI 4,053 ▼2.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,195 ▼ -3.83% ETH $2,377 ▼ -5.11% XRP $1.3141 ▼ -4.67% SOL $103.4800 ▼ -4.19%
S&P 500 7,649 ▼1.39 % DOW 52,716 ▼0.26 % NASDAQ 26,031 ▼2.52 % NAFTA 99.24 ▲2.15 % ARI 4,053 ▼2.34 % S&P 500 7,649 ▼1.39 % DOW 52,716 ▼0.26 % NASDAQ 26,031 ▼2.52 % NAFTA 99.24 ▲2.15 % ARI 4,053 ▼2.34 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

GREQI – Mitsotakis: Afrimi i Evropës me vendet e Gjirit domosdoshmëri strategjike

ATHINË, 22 tetor /ATSH-ANA/ – Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se forcimi i marrëdhënieve mes Evropës dhe vendeve të Gjirit është një domosdoshmëri strategjike në kushtet e pasigurisë së thelluar gjeopolitike.

Gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik Greqi–Emiratet e Bashkuara Arabe, të organizuar nga “Enterprise Greece”, ai theksoi se bashkëpunimi mes Athinës dhe Abu Dabit ka marrë rëndësi të veçantë në fushat e tregtisë, investimeve, sigurisë, energjisë dhe teknologjisë.

Mitsotakis e cilësoi Greqinë si një urë lidhëse mes Evropës dhe Gjirit, duke argumentuar se siguria, mirëqenia dhe e ardhmja ekonomike e të dy rajoneve janë gjithnjë e më të ndërvarura.

Ai paralajmëroi se konfliktet dhe kërcënimet ndaj lirisë së lundrimit në Gji dhe Detin e Kuq tregojnë brishtësinë e stabilitetit rajonal.

Në këtë kontekst, kryeministri riafirmoi mbështetjen e Greqisë për sigurinë dhe sovranitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe duke përmendur rolin e vendit të tij në operacionin detar të Bashkimit Evropian EUNAVFOR ASPIDES për mbrojtjen e lundrimit në Detin e Kuq.

Duke folur për ekonominë greke, Mitsotakis tha se vendi ka shënuar një transformim të rëndësishëm gjatë shtatë viteve të fundit, me rritje ekonomike mbi mesataren evropiane, shtim të investimeve të huaja dhe ulje të papunësisë nga 18% në më pak se 8%.

Ai bëri të ditur se Greqia ka tejkaluar objektivin fillestar prej 4 miliardë eurosh për investimet e drejtpërdrejta nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas tij, investimet e kompanive “Masdar” dhe “PureHealth” dëshmojnë thellimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

Kryeministri grek njoftoi gjithashtu se gjatë forumit do të nënshkruheshin disa memorandume mirëkuptimi, të cilat mund të gjenerojnë përfitime ekonomike shtesë me vlerë deri në 12 miliardë euro.

Ai theksoi se bashkëpunimi nuk duhet të kufizohet vetëm në investimet dypalëshe, por të shtrihet edhe në projekte të përbashkëta në rajonin më të gjerë.

Ndër sektorët me potencial të lartë përmendi sigurinë ushqimore, industrinë agro-ushqimore, energjinë e rinovueshme, magazinimin e energjisë dhe gazin natyror të lëngshëm. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.