Rajoni

Greqi, protesta të dhunshme në qendër të Athinës

Nata e kaluar ka rikthyer protestat e dhunshme në qendër të Athinës. Disa dhjetëra protestues u përleshën me policinë në lagjen “Eksarxia” të kryeqytetit grek.

athina-protestaSipas policisë, grupe anarkistësh që mbajnë të bllokuara prej shumë ditësh godinat e universiteteve qendrore të Athinës, hodhën bomba molotov, gurë dhe sende të forta kundër policisë, e cila ishte në zonë.

U shkatërruan disa dhjetëra vitrina dyqanesh dhe disa makina. Prej përleshjes u plagosën disa policë, ndërsa autoritetet thanë se kanë ndaluar disa dhjetëra persona. Ata u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Athinës, prej nga ku do i dërgohen gjykatës për masë sigurie.

Policia ndërhyri gjatë orëve të natës për të liruar të gjitha ambientet që mbahen të bllokuara prej anarkistëve prej gati 20 ditësh. Kjo është një prej netëve më të dhunshme që ka përjetuar kryeqyteti grek që me ardhjen në pushtet të radikalëve të Syriza-s gati tre muaj më parë.

Më herët, ministri plotësues i Mbrojtjes së Qytetarit, Janis Panusis, deklaroi se kërkohet ndërhyrja e kryeministrit Aleksis Tsipras për të urdhëruar masa ndaj grupimeve anarkiste që operojnë në vend dhe që kohët e fundit kanë krijuar mjaft probleme sigurie në qytetet e mëdha të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button