Kronika

Greqi, vritet me armë në makinën e tij 32 vjeçari shqiptar Rigerd Dervishi

Një 32 vjeçar nga Shqiperia është vrarë në Greqi. Emri i viktimës sipas mediave greke është Rigerd Dervishi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Keratisini pranë Pireut, në orët e para të së dielës. 32 vjeçari u qëllua disa herë me armë në makinën e tij. Policia njofton se në vendgjarje u gjetën 10 gëzhoja.
Viktima humbi jetën në spitalin e Nikeas, ku u çua pas atentatit.
Dervishi nuk rezulton të ketë preçedentë penalë apo të jetë i skeduar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button