Rajoni

Greqia rrit praninë policore pas protestave të reja kundër mbylljes së ”rrugës ballkanike”

Refugjatët e bllokuar në fshatin Idomeni, i cili ndodhet në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, mëngjesin e sotëm janë mbledhur sërish dhe në një numër më të madh për të shprehur revoltën e tyre kundër mbylljes së të ashtuquajturës “rruga ballkanike”, njofton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Autoritetet greke u bëjnë thirrje refugjatëve që të largohen nga Idomeni për në kampe të tjera, me qëllim që më pas të aplikojnë në programin e Bashkimit Evropian për zhvendosjen e refugjatëve, por shumica e refugjatëve nuk i besojnë këtij programi dhe refuzojnë të largohen nga Idomeni.

Për këtë arsye, ata që nga dita e hënë në shenjë proteste mbajnë të bllokuar hekurudhën ndërkombëtare, por mëngjesin e sotëm numri i protestuesve është rritur dukshëm.

Ndërkohë edhe numri i forcave policore greke vazhdon të rritet, me qëllim që të mbajnë refugjatët larg gardhit të ndërtuar nga ushtria maqedonase. Në radhët e para të protestuesve të cilët ndodhen rreth 150 metra larg gardhit, qëndrojnë persona me aftësi të kufizuar dhe fëmijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button