Gruaja që bën proteza për gishta për ish-gangsterët e Yakuza-s
Gishti i vogël pritet nga anëtarët e Yakuza-s, sindikatë e bandave kriminale të Japonisë, që janë përgjegjës për shumë ngjarje. Ky veprim ka ardhur pasi ata mund ta kenë tejkaluar me sjelljen e keqe, kanë ofenduar bosët e tyre apo s’kanë paguar borxhin. Për të shlyer gabimin e këpusin vetë gishtin e vogël
Kur Yukako Fukushima e mban gishtin në dritë ka një moment të shkurtër gjatë të cilit është shumë e vështirë që të dallosh atë artificial nga gishtat e saj të vërtetë. Asnjë gjë nga gishti protezë nuk të ngjall idenë se ai nuk është natyral. Për atë sy të pastërvitur, nuk ka asnjë cen.
Shumë shpejt do të jetë gati për t’u vendosur nga mbajtësi i tij, një nga qindra gangsterët japonezë, të cilët kanë këputur me armë të ftohta gishtat e tyre të vegjël, gjatë një rituali pendimi. Ata ia kanë borxh daljen e tyre nga bota e krimit gishtave protezë të Fukishimas.
Këta persona janë anëtarë të Yakuza-s, sindikata e bandave kriminale të Japonisë, që janë përgjegjës për shumë ngjarje dhe që kanë vendosur të nisin një jetë të re.
Ka edhe nga ata që e kanë tejkaluar me sjelljen e keqe, sipas bosëve të tyre, dhe për të shlyer gabimin, që mund të jetë pagesa e një borxhi apo pendimi i bosit të tyre, e këpusin vetë gishtin e vogël.
Për dy dekadat e fundit, 44-vjeçari ka krijuar me mijëra gishta protezë për këta gangsterë, që më pas i janë rifutur jetesës normale dhe kanë krijuar familje.
Policia japoneze ka paralajmëruar se në vend mund të rritet shkalla e dhunës, duke qenë se brenda Yakuza-s është krijuar një grupim i ri, që i kundërvihet liderit të vjetër. Kjo do të thotë më shumë punë për 44-vjeçaren.
“Këtë punë unë nuk e kisha menduar se do ta kryeja me kohë të gjatë. Por kur po nisja që të shikoja për një punë tjetër, dikush më tha se isha e vetmja në Japoni që mund të ndërtoja gishta protezë”, tha Fukushima, që po punon në seminarin Arte në qendër të Osaka-s, i drejtuar nga firma e protezave për gjymtyrët, Kawamura Gishi. “Kur humbasin një gisht në aksident dhe t’i ua zëvendëson, njerëzit të falënderojnë me dashamirësi. Por në rastin e Yakuza-s ndryshon puna. Shumica e gangsterëve nuk mund të lënë pas tatuazhet dhe gishtat e prerë”, tha njeriu që është vlerësuar nga shteti japonez për ndihmën që u ka dhënë njerëzve.
Vendimi i saj për të vazhduar që të krijojë gishta të vegjël protezë për kriminelët vendas çoi në ndarjen me partnerin dhe kritika nga familja, sepse i riintegronte ata.
Nga viti 1992 e në vazhdim, kërkesa për këto gishta protezë është rritur shumë. Kjo, për shkak të ligjeve të forta të Japonisë, si dhe stanjacionit ekonomik. Në Japoni, Yakuza merret me pasuritë e paluajtshme dhe kriza ekonomike bëri që ata të goditeshin. Kjo solli me vete edhe shumë borxhe të papaguara, ceremoni pendimi dhe ofendime ndaj bosëve që i çuan shumë gangsterë të prisnin gishtin e vogël.
“Fjala del jashtëzakonisht shpejt mes anëtarëve të Yakuza-s, sidomos kur ata ndodhen në burg”, tha ajo.
Fukushima pranon që ta ndërtojë gishtin protezë, i cili kushton rreth dy mijë dollarë vetëm nëse gangsteri që do ta mbajë ka vendosur të riintegrohet dhe të lërë pas jetën problematike.
“Unë dua pohimin që ata janë larguar nga banda dhe nuk pranoj para shtesë nga ata persona që futen pa radhë. Kam pasur ankesa nga gangsterë që nuk u ka pëlqyer puna ime, por unë kërcënimet e tyre nuk i vë re. Madje edhe po të vinin këtu e të nisin t’i hedhin të gjitha sendet përtokë. Për fat të mirë, nuk para ndodh shpesh dhe policia kujdeset për mua”, tha 44-vjeçarja.
“Yubitsume”, fjalë për fjalë, prerja e gishtit të vogël, nis që të aplikohej gjatë kohës kur Japonia ishe një shtet feudal. Ata kumarxhinj që nuk arrinin të shlyenin borxhet, detyroheshin të prisnin gishtin e vogël. Kjo i bënte më pak të aftë në luftën me shpatë.
Gangsterët përdorin një thikë të mprehtë për të prerë një pjesë të gishtit deri në çokë (nyjë), pastaj e mbështjellin atë me një copëz dhe ia japin bosit të tyre.
Fukushima nuk pranoi të fliste për ndikimin që lufta brenda Yakuza-s do të prekte biznesin e saj. “Thjesht shpresoj që hakmarrjet të marrin fund shpejt. Por nisur nga situata, nuk mendoj se është momenti i duhur për gangsterët që të largohen nga bandat. Mbi të gjitha, sjellja e një anëtari të Yakuza-s diktohet nga idetë e detyrës dhe detyrimit.”