Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku
Pep Guardiola ka folur publikisht pas skandalit të Manchester Cityt. Nga dalja e tij e përkohshme nga futbolli, pas një dekade suksesi të madh në krye të Citizens, ish-trajneri ka vendosur të thyejë heshtjen pas skandalit të madh që përfshin Manchester Cityn “e tij”.
“Dua që çdo tifoz i Manchester Cityt në botë ta dijë se jam këtu, më shumë se kurrë”.
Duke vazhduar, ish-trajneri i Manchester Cityt mori një qëndrim të qartë, duke theksuar: “Unë jam, gjithmonë kam qenë dhe gjithmonë do të jem në mbështetje të klubit tim, pronarit tim, presidentit tim, Ferran, lojtarëve, stafit të trajnerëve, Enzos, dhe juve, tifozëve tanë unikë”.
Duke u dërguar një mesazh dashurie tifozëve të klubit që ai përfaqësoi për një dekadë, Pep Guardiola deklaroi me vendosmëri në postim: “Dua të jem i qartë, do e kapërcejmë këtë së bashku”.
Së fundmi, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern e përfundoi postimin e tij në rrjetet sociale duke shkruar: “Ju dua të gjithëve”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.