U dorëzua pas 8 muajsh në arrati për vdekjen e ish-bashkëshortes Xhuana Nikolli, Policia del me njoftim për arrestimin e Er
Pas rreth 8 muajsh në kërkim, Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës.
Sipas njoftimit të Policisë, Fizi, 25 vjeç, banues në Lezhë, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë i shoqëruar nga avokati i tij, pas kërkimeve të vazhdueshme të policisë dhe negociatave me familjarët.
Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Sipas policisë, ngjarja lidhet me datën 10 mars 2026, kur Fizi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, Xh. N. Sipas hetimeve të deritanishme, e reja dyshohet se, për shkak të dhunës së ushtruar, ka konsumuar medikamente dhe më pas ka humbur jetën.
Policia bën me dije se veprimet e mëtejshme procedurale me shtetasin E. F. do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.