☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 86.47 ▼0.07%
ARI 3,892 ▼2.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,935 ▼ -2.3% ETH $1,992 ▼ -2.81% XRP $1.0216 ▼ -3.3% SOL $80.6600 ▼ -3.83%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 86.47 ▼0.07 % ARI 3,892 ▼2.72 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 86.47 ▼0.07 % ARI 3,892 ▼2.72 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Durmishi nga Baku: “Mos e shihni Maqedoninë e Veriut si treg të vogël, por si portë drejt 650 milionë konsumatorëve”

Ministri i Ekonomisë prezantoi në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve AIIF 2026 potencialet e vendit para investitorëve nga Europa dhe Azia

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në Forumin e Dytë Ndërkombëtar të Investimeve të Azerbajxhanit – AIIF 2026, që u mbajt në Baku, ku para investitorëve ndërkombëtarë prezantoi potencialet ekonomike dhe mundësitë investuese të Maqedonisë së Veriut.

Në panelin “Rebuilding Trust in a Fragmented World: Azerbaijan as a Strategic Gateway Between Regions”, Durmishi theksoi se në kohë pasigurie globale, shtetet duhet të vazhdojnë investimet në infrastrukturë, energjetikë, digjitalizim, kapital njerëzor dhe kapacitete prodhuese.

Ai paraqiti avantazhet konkurruese të vendit: pozitën gjeografike strategjike në Korridoret 8 dhe 10, zonat industriale, sektorin e zhvilluar të automobilëve, si dhe qasjen në një treg me mbi 650 milionë konsumatorë përmes marrëveshjeve tregtare.

“Mos e shihni Maqedoninë e Veriut vetëm si treg të vogël vendas. Shihjani si platformë prodhimi, eksporti dhe rajonale”, tha ministri para investitorëve nga Europa dhe Azia.

Sipas tij, prioritet i Qeverisë mbetet tërheqja e investimeve me vlerë të lartë të shtuar, të cilat sjellin teknologji të reja, vende pune më të paguara dhe e lidhin biznesin vendas me zinxhirët globalë të vlerës.

Burimi: Biznis Vesti

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.