☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.75 ▲1.85%
ARI 4,066 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,500 ▲ +2.1% ETH $2,369 ▲ +2.38% XRP $1.3320 ▲ +2.34% SOL $102.6700 ▲ +2.72%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.75 ▲1.85 % ARI 4,066 ▼0.21 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.75 ▲1.85 % ARI 4,066 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Guida franceze, 11 ditë për të njohur Shqipërinë, nga Thethi në Ksamil

Janë francezët ata që së fundmi kanë shënjestruar Shqipërinë. Këtë herë është blogu i njohur francez i udhëtimeve ‘Gourmand’ që ka njoftuar një udhëtim 10-ditor në Shqipëri.

Ata kanë vendosur të ndajnë me lexuesit çdo detaj të udhëtimit.
Arsyeja se përse zgjodhën Shqipërinë ka të bëjë me autenticitetin e vendit tonë.

“Shqipëria është plot me peizazhe befasuese, parqe natyrorë dhe tempuj të lashtë. Ne mbetëm disi të zhgënjyer me Kroacinë dhe Malin e Zi që nuk e kanë ruajtur origjinalitetin e tyre dhe i kanë hapur rrugë turizmit masiv. Në Shqipëri, ne shpresojmë të gjejmë brigje të paprekura. Ne do të nisemi me një linjë direkte të krijuar së fundmi nga Parisi për në Tiranë”, shkruhet në Gourmand.

 Ja çfarë parashikon udhëtimi:

Dita 1: Mbërritja në Aeroportin e Tiranës. Nisja direkt për në pikën tonë të parë të interesit: Parku Kombëtar i Thethit në Veri, me një ndalesë në Shkodër.
Dita 2: Udhëtim në Theth, qëndrim për 2 net, në një nga shtëpitë mikpritëse.
Dita 3: Ecje në Theth, drejt peizazheve që premtojnë se të lënë pa frymë.
Dita 4: Nisja për në Durrës
Dita 5: Vizitë në Vlorë dhe në rrethinat e saj, ku do të zbulojmë Llogoranë,  Parkun e Zvërnecit dhe Orikumin
Dita 6: Dhërmi. Ne shpenzojmë kohë në plazhin e Dhërmiut dhe të Llamanit.
Day 7: Në Jug do të qëndrojmë 3 ditë. Në të përfshihet qëndrimi edhe në Sarandë
Dita 8: Plazh në Ksamil dhe ekskursion në ishullin e Korfuzit
Dita 9: Vizitë në Gjirokastër
Dita 10: Rifillojmë rrugën për në kryeqytet, për të shpenzuar pak kohë në të, për t’u nisur në ditën e 11-të për në Paris.

 “Ne kemi rregulluar ushqimin dhe akomodimin. Për këtë të fundit shpresojmë të shpenzojmë rreth 200 euro për person. Mezi presim që të shkojmë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.