Haaland për të ardhmen te Man.City: Kam besim te klubi, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë
Në pritje të dënimit, në shtëpinë e Man.City janë jo pak të shqetësuar për të ardhmen e ekipit dhe të disa prej yjeve kryesorë. Në qendër të vëmendjes është Erling Haaland, me biondit norvegjez që mund të ndryshojë destinacion, nëse dënimi largon Man.City ka gara në Angli, apo nga gara për të konkurruar për trofe.
Në 2025, në kulmin e debateve në lidhje me të ardhmen e tij, Haaland rinovoi kontratën deri në vitin 2034. Kontrata e re tregoi qartë se dëshira e Haaland ishte të mbyllte praktikisht karrierën me “qytetarët”, por situata mund të ndryshojë totalisht në varësi edhe të dënimit që do të jepet për Man.City.
I pyetur në lidhje me këtë pjesë, për shpalljen fajtor të Man.City, Haaland u shpreh: “Nuk e kam menduar, kam besim te klubi, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, u shpreh Haaland.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.