🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,716 ▲0.58%
DOW 51,422 ▲0.14%
NASDAQ 27,056 ▲0.97%
NAFTA 91.53 ▲2.41%
ARI 4,197 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,852 ▲ +0.63% ETH $2,676 ▼ -0.5% XRP $1.4973 ▼ -1.74% SOL $118.6200 ▼ -0.33%
S&P 500 7,716 ▲0.58 % DOW 51,422 ▲0.14 % NASDAQ 27,056 ▲0.97 % NAFTA 91.53 ▲2.41 % ARI 4,197 ▲0.42 % S&P 500 7,716 ▲0.58 % DOW 51,422 ▲0.14 % NASDAQ 27,056 ▲0.97 % NAFTA 91.53 ▲2.41 % ARI 4,197 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kronika

Video intime të personazheve VIP po qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës njofton nisjen e verifikimeve!

Policia e Tiranës njoftoi se ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rrjet.

Burime pranë drejtorisë së policisë bëjnë me dije se strukturat e Krimit Kibernetik kanë kryer verifikime për përmbajtjen e materialeve, por edhe për burimin nga i cili videot janë publikuar dhe më pas janë shpërndarë në internet.

Nga verifikimet e kryera nuk është çelur hetim, pasi në materialet e publikuara nuk janë konstatuar elemente që lidhen me dhunën apo përfshirjen e personave të mitur.

Një tjetër element i rëndësishëm në këto veprime paraprake është fakti se deri më tani asnjë prej personave të përfshirë nuk është paraqitur pranë strukturave të Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim në lidhje me publikimin apo shpërndarjen e materialeve.

Për këtë arsye, aktualisht nuk ka një procedim të regjistruar për rastin.

Videot me përmbajtje seksuale në qendër të të cilave janë disa personazhe të njohura të artit dhe kulturës shqiptare, nisën të qarkullojnë prej ditës së djeshme në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme online, duke u shpërndarë me shpejtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.