Arrestimi i Fullanit, Ambasadori italian: Të presim vendimin e gjykatës
Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiana, duke folur për herë të parë për mediat në lidhje me arrestimin e ish Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha se duhet lënë gjykata që të bëjë punën e saj dhe të vendosë për gjithçka.
“Të lëmë Gjykatën të bëjë punën e saj. Duhet të presim vendimin e Gjykatës për këtë çështje”, tha Gaiani nga qyteti i Shkodrës, ku ishte duke zhvillua një takim me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti.
Në vijim të fjalës së tij në lidhje me këtë çështje, Massimo Gaiani tha se situata e tregjeve bankare në vendin tonë paraqitet normale.
“Ne kemi ezauruar të gjitha ndërhyrjet tona për të realizuar bashkëpunimin mes palëve në Shqipëri dhe kemi të njëjtin apel për rritjen e bashkëpunimin mes palëve”, u shpreh Gaiani.