🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 11 June 2026
S&P 500 7,310 ▲0.59%
DOW 50,338 ▲0.84%
NASDAQ 25,388 ▲0.87%
NAFTA 90.85 ▲0.91%
ARI 4,110 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,798 ▲ +0.6% ETH $1,648 ▼ -0.34% XRP $1.1134 ▼ -1.02% SOL $65.7300 ▲ +0.81%
S&P 500 7,310 ▲0.59 % DOW 50,338 ▲0.84 % NASDAQ 25,388 ▲0.87 % NAFTA 90.85 ▲0.91 % ARI 4,110 ▼0.58 % S&P 500 7,310 ▲0.59 % DOW 50,338 ▲0.84 % NASDAQ 25,388 ▲0.87 % NAFTA 90.85 ▲0.91 % ARI 4,110 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

“Hajdut! Si guxon të kërcënosh qytetarët?”, Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes me Malajn në Kuvend

Ministri i Financave Petrit Malaj i kërkoi sot deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, që t’i japë disa sqarime qytetarëve shqiptarë për pasurinë e tij.

Në interpelancën e kërkuar nga Shehaj, ministri Malaj pyeti deputetin se “cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde apo e vëllait tënd me kompanitë Intercom Data Service apo North Ëind?”

“Dua t’u deklarosh shqiptarëve se si, me kompanitë e tua, ke zgjedhur që të mos deklarosh mënyrën se si i transferon fitimet e tua jashtë këtij vendi dhe je gati të paguash gjobën e të mos japësh informacionin që të kërkohet nga Administrata Tatimore?

Dua që të vish këtu e t’u tregosh të gjithë shqiptarëve se cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde dhe e vëllait tënd, me 17 kompani të hapura jashtë Shqipërisë?

Pyetja ime ishte përse këto 2 kompani, të lidhura me bashkëshorten dhe vëllain tënd, refuzojnë të japin informacion për mënyrën se si transferojnë fitimet jashtë këtij vendi? Personi që shfrytëzon shqiptarët dhe që nuk paguan asgjë në këtë vend, po ka zgjedhur të paguajë taksa jashtë vendit. Po të duash, mund të të kaloj të 17 kompanitë dhe kush është administrator i këtyre kompanive të regjistruara jashtë këtij vendi”, tha ministri Malaj.

Kreu i Partisë Mundësia humbi vetëpërmbajtjen për shkak të pyetjeve të ministrit Malaj dhe filloi të fyente këtë të fundit, ndaj për këtë arsye Shehaj u përjashtua nga seanca plenare e ditës së sotme.

Agron Shehaj drejtuar ministrit Petrit Malaj:

“Si në kohën e komunizmit, merreni me familjen time, po s’ju vjen turp fare? Po një qytetari të thjeshtë, çfarë i bën ti more maskara? Çfarë i bën? Më thuaj? I dërgon policinë? Më kërcënon haptas, si guxon? Si guxon, maskara. Je maskara, je një maskara, plaço, hajdut”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.