☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,723 ▲ +0.85% ETH $2,343 ▲ +1.43% XRP $1.3202 ▲ +2.23% SOL $101.0800 ▲ +0.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

HAMBURG – Sekuestrohen 1,2 tonë kanabis

HAMBURG, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Autoritetet gjermane dhe polake kanë sekuestruar më shumë se 1,2 tonë kanabis me një vlerë në tregun e zi prej rreth 12 milionë eurosh (13,7 milionë dollarë) në portin e Hamburgut.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar tetë persona në Polonia, ndërsa gjashtë prej tyre janë vendosur në paraburgim.

Sipas autoriteteve, dy nga të dyshuarit janë trafikantë droge nga distrikti i Diepholz dhe dyshohet se kishin rol në organizimin logjistik të transportit të drogës.

Hetimet tregojnë se grupi gjermano-polak kontrabandonte kanabis nga Tajlanda drejt Evropës me rrugë detare. Droga ishte fshehur në kontejnerë të ngarkuar me materiale ndërtimi që mbërritën në Hamburg.

Në muajin maj, hetuesit identifikuan një kontejner të dyshimtë dhe sekuestruan në mënyrë të fshehtë rreth 400 kilogramë kanabis, duke vijuar më pas mbikëqyrjen e dërgesës. Kur kontejneri mbërriti në qytetin Szczecin, pranë kufirit me Gjermaninë, policia arrestoi katër persona në një magazinë, mes tyre edhe një shtetas gjerman.

Megjithatë, grupi dyshohet se vazhdoi aktivitetin kriminal. Po gjatë majit, autoritetet zbuluan një tjetër kontejner në Hamburg me rreth 800 kilogramë kanabis. Kontejneri u kthye në Poloni pa lëndën narkotike dhe u dërgua në qytetin Poznam ku u arrestuan edhe katër anëtarë të tjerë të dyshuar të rrjetit./  /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.