“Hap i rëndësishëm dërgimi në Kuvend i Ligjit për Specialen”, PDK kërkon që sot të mbahet seanca
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar sot mbajtjen e një seance plenare lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Deputetja e PDK-së në një postim në Facebook shkruan se dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm.
Lexoni të plotë postimin e Musliu-Shoshit
Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë.
Dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm.
Tani është radha e Kuvendit.
Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve.
Paralelisht, Kosovës i duhet një strategji e koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe për mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.
Nëse vendi shkon në zgjedhje pa e përfunduar këtë proces, rrezikojmë ta pamundësojmë mbështetjen institucionale që ua kemi borxh çlirimtarëve, gjakut të derdhur dhe ëndrrës sonë për liri.
Kjo çështje është mbi partitë dhe mbi kalkulimet politike.
Këtu nuk ka pozitë e opozitë. Ka interes shtetëror. /Telegrafi/


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.