☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Hapësira mediatike/ Rama publikon shifrat e AMA-s: Opozita mori 63.95% të kohës në lajme, akuzat për regjim janë mjerim intelektual

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave politike për “regjim dhe autokracie” në Shqipëri, duke publikuar disa të dhëna të monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) mbi mbulimin televiziv të forcave politike përgjatë muajit qershor 2026.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, i shoqëruar me dy tabela ilustruese, kreu i qeverisë theksoi se shifrat zyrtare tregojnë me fakte dhe jo me perceptime balancën reale të hapësirës mediatike në edicionet kryesore të lajmeve.

Shifrat e monitorimit të AMA-s për qershorin 2026

Sipas të dhënave të publikuara nga Kryeministri, monitorimi zyrtar i entit rregullator të mediave audiovizive tregon një dominim të hapësirës televizive nga forcat e opozitës gjatë muajit të kaluar.

“Sipas monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gjatë muajit qershor 2026, partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve. Nga kjo hapësirë mediatike, PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërsi 63.95%.”, shkruan Rama.

Kreu i maxhorancës e përdori këtë raportim për të sulmuar pretendimet e opozitës dhe kritikëve mediatikë, duke nëvizuar se të dhënat e AMA-s rrëzojnë narrativën e mungesës së lirisë së fjalës apo kontrollit të mediave nga shteti.

“Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet. Vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo arsyet pse ‘regjimi’ nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: Te mjerimi i tyre që sheh regjim se s’di këndim të Shqipërisë.”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.