🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,940 ▲ +0.33% ETH $2,245 ▲ +0.5% XRP $1.1665 ▼ -1.24% SOL $89.9400 ▼ -0.33%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – NASA zbulon një krater të ri gjigant në Hënë

– Një krater i madh dhe relativisht i ri është zbuluar në sipërfaqen e Hënës nga studiues të NASA-s, në një ngjarje që shkencëtarët vlerësojnë se ndodh vetëm rreth një herë në një shekull, ose edhe më rrallë, sipas AP.

Krateri, i quajtur “McGetchin”, ka një diametër prej rreth 222 metrash. Sipas NASA-s, ai u krijua me shumë gjasë në pranverën e vitit 2024, kur një asteroid ose kometë u përplas me sipërfaqen hënore.

Shkencëtarët vlerësojnë se objekti që shkaktoi përplasjen mund të ketë qenë me madhësinë e një ndërtese tre deri në gjashtëkatëshe.

Përplasja ka lënë pas një strukturë shumë të dallueshme në terrenin hënor.

Zbulimi u bë nga studiuesi Robert Wagner, i cili analizoi imazhet e marra nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” (LRO) i NASA-s.

Sonda ka studiuar sipërfaqen e Hënës që nga viti 2009. Në skanimin e ri, krateri u shfaq si një njollë e madhe e ndritshme e rrethuar nga një aureolë e errët.

Një studim i publikuar në revistën “Science Advances” e përshkruan “McGetchin” si kraterin më të madh të ri të zbuluar deri tani në Sistemin Diellor.

Kjo nuk do të thotë se është krateri më i madh në Hënë, pasi sipërfaqja hënore përmban kratere shumë më të mëdha, por ato janë krijuar shumë kohë më parë.

Rëndësia e zbulimit qëndron pikërisht në faktin se shkencëtarët mund të studiojnë një krater të krijuar relativisht së fundmi.

Vëzhgimi i ndryshimeve që shkakton një përplasje e tillë mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë gjeologjinë dhe evolucionin e sipërfaqes së Hënës.

Zbulimi mund të ketë gjithashtu rëndësi për misionet e ardhshme hënore me astronautë. Ndryshe nga Toka, Hëna praktikisht nuk ka atmosferë që të ngadalësojë ose të djegë objektet që vijnë nga hapësira, ndaj përplasjet me asteroidë dhe kometa mund të ndodhin drejtpërdrejt në sipërfaqe. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.