🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 89.30 ▼0.15%
ARI 4,168 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,921 ▼ -0.37% ETH $2,718 ▲ +0.17% XRP $1.5134 ▼ -0.31% SOL $121.2800 ▼ -0.56%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 89.30 ▼0.15 % ARI 4,168 ▲0.26 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 89.30 ▼0.15 % ARI 4,168 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
06 Tet 2026
Breaking
Politika

“Harta e re bëhet për zgjedhjet lokale”, Sulo-Maznikut: Rregullat i caktoni ju

Analisti Arion Sulo i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me Reformën Territoriale. Gjatë fjalës së tij, Sulo iu drejtua kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku duke i thënë se këtë reformë nuk e duan as qytetarët.

Ai theksoi se harta e re territoriale është edhe hartë elektorale për zgjedhjet vendore. Sipas tij, rregullat e lojës po i cakton mazhoranca në kundërshtim me parimin që duhet të ketë rregulla të përbashkëta.

“Unë dua ta marr aty ku thatë ju që është se është pjesë shumë e rëndësishme. Po ka të drejtë zoti Mazniku që thotë që në një parlament, në një konfiguracion politik, mazhoranca është ajo që thotë fjalën kryesore, opozita amendon, por ne tani kemi të bëjmë këtu me një ligj specifik.

E para, është nuk është ligj i zakonshëm, është reformë. Do 84 vota e ke konsensusin në 90% të rasteve e ke të detyruar sepse është 10% e rasteve është kjo mazhorancë.

Pra të çon vetë logjika. Dy, këtu flitet për arkitekturën e shtetit. E dini shumë mirë këtu flitet nuk flitet për një ligj të zakonshëm qoftë edhe një taksë që vjen një qeveri tjetër e heq nesër edhe me atë kanë flamurin e fushatës.

Kjo nuk është për fushatë. Kjo është për sot, për nesër, për 30 vjet. Aq më tepër që precedenti i 2014-15 ishte problematik. Për mua është i dështuar. Dhe tjetër pikë kryesore pse duhet konsensus është sepse kemi të bëjmë me rregulla loje për zgjedhjet vendore.

Harta e re territoriale është dhe hartë elektorale për zgjedhjet vendore dhe rregullat e lojës i caktoni ju në kundërshtim me parimin që duhet të jetë rregullat e përbashkëta. Loja e përbashkët duhet bërë me rregullat e përbashkëta sepse dalim në një problem tjetër përtej kësaj. Ne kemi sot të gjitha kontratat sociale me qytetarët i kemi të njëshme dhe ky është problematikë për shtetin tonë. Është problematikë për sot dhe për nesër.

Kemi kushtetutën e 98-ës të miratuar vetëm nga socialistët. Referendum por bojkoti i demokratëve. Kemi kodin elektoral të 2021-it me korporatat që është edhe ai është rregulla loje për zgjedhje. Pushteti i nesërm. Kemi reformën territoriale të 2015-s edhe ajo e njëanshme dhe ja ku jemi sot”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.