Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj, rikthehet Sara Goxhaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar dy nënkryetarë të rinj: Sara Goxhajn dhe ish-deputetin socialist Sadi Vorpsi.
Për Goxhajn bëhet fjalë për një rikthim në Bashkinë e Tiranës. Ajo ka qenë më herët pjesë e administratës vendore dhe ka ushtruar edhe kompetencat e kryetares së komanduar pas largimit të Anuela Ristanit.
Ndërsa Sadi Vorpsi rikthehet në administratën publike pas një periudhe larg politikës. Ai ka shërbyer si prefekt i Tiranës nga 2013 deri në 2017 dhe më pas si deputet i Partisë Socialiste.
Me dy emërimet e reja, Bashkia e Tiranës ka tashmë katër nënkryetarë: Sara Goxhaj, Sadi Vorpsi, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.