Tiranë 37°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,009 ▲ +0% ETH $1,919 ▼ -0.08% XRP $1.0378 ▼ -0.47% SOL $76.4800 ▲ +1.29%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Politika

Haxhimali kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

Eksperti për pushtetin vendor, Agron Haxhimali kritikon hartën e propozuar nga Partia Socialiste si një ndarje mekanike të bashkive, që nuk i jep zgjidhje problemeve që përgjatë dekadës së fundit u vunë re gjatë zbatimit të reformës të vitit 2014.

Haxhimali, i cili shërbeu si ekspert i PD në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, thekson se cilësia e shërbimeve që marrin qytetarët do të përkeqësohet pas shkrirjes së 15 bashkive.

“Qytetarëve të këtyre zonave do t’u shtohen problemet, do t’u rritet distanca për marrjen e shërbimeve, do t’u largohet përfaqësimi, do t’u largohet mundësia dhe aksesi për të qenë më pranë proceseve konsultuese, më pranë proceseve vendimmarrëse”, thotë Haxhimali.

Sipas Haxhimalit, përveç shërbimeve që largohen nga banorët e këtyre zonave, problemi kryesor i kësaj harte me 46 bashki, është se qytetarët që jetojnë në zonat rurale që nga pikëpamja gjeografike përfaqësojnë 70% të territorit të vendit do të mbeten pa asnjë përfaqësim në këshillat bashkiakë.

“Aty ku jeton 40% e popullsisë dhe nuk ka përfaqësim në këshillat bashkiakë, nuk është pjesë e proceseve konsultuese dhe vendimmarrëse, duket sikur nuk ekziston dhe koha ka ndaluar për të”, thotë eksperti.

Haxhimali beson tek një ndarje e Shqipërisë me më shumë bashki, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime e të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse kudo që banojnë.

“Dhe, duke organizuar pushtetin vendor në këto territore, në këto komunitete, do t’i jepnim një frymëmarrje edhe zhvillimit rural, do të krijonim një balancë mes qyteteve dhe fshatrave, do të rrisnim konkurrueshmërinë e tyre dhe do të akomodonim edhe interesat e qytetarëve në ato zona. Do të shkurtonim distancën e shërbimeve dhe do t’i bënim qytetarët më aktivë gjatë proceseve vendimmarrëse”, përfundon Haxhimali.

Në 30 korrik mazhoranca socialiste publikoi hartë e re territoriale me 46 njësi vendore, duke vendosur shkrirjen e 15 bashkive. Ndërkohë që opozita ka propozuar shtimin e numrit të bashkive, duke kërkuar që Shqipëria të ndahet në 100 bashki.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.