☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.11 ▼2.09%
ARI 4,032 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,484 ▲ +0.18% ETH $2,333 ▲ +0.19% XRP $1.2898 ▼ -0.36% SOL $101.5600 ▲ +0.67%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.11 ▼2.09 % ARI 4,032 ▲0.6 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.11 ▼2.09 % ARI 4,032 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu kërkon hetim të plotë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar hetim të plotë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se duhet të shqyrtohen edhe veprimet e institucioneve, pasi viktima kishte denoncuar dhunën në familje pak para se të vritej.

Haxhiu përmes një njoftimi për media ka thënë se është thellësisht e tronditur nga vrasja e Zekajt, e cila, sipas saj, u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor, ku kishte raportuar dhunën në familje.

Ajo ka bërë të ditur se tri ditë para vrasjes, Arlinda Zekaj i ishte drejtuar Prokurorisë në Pejë me një mesazh paralajmërues, ku kishte shprehur frikën për jetën e saj.

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Zekaj.

Sipas Haxhiut, këto rrethana kërkojnë që hetimi të mos kufizohet vetëm te vrasja, por të përfshijë edhe mënyrën se si janë trajtuar denoncimet e viktimës, vlerësimin e rrezikut dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e saj.

Ajo ka theksuar se duhet të sqarohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mundshme institucionale dhe, në rast se konstatohen shkelje, të përcaktohet përgjegjësia përkatëse.

Haxhiu ka njoftuar gjithashtu se, në kuadër të përgjegjësive mbikëqyrëse të Kuvendit, do të kërkojë që komisionet përkatëse parlamentare të shqyrtojnë funksionimin e mekanizmave për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe parandalimin e femicidit.

Ajo ka bërë të ditur se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet vlerësimit të rrezikut dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve.

“Është përgjegjësia jonë të sigurohemi që ligjet që miratojmë të zbatohen dhe që mangësitë të trajtohen para se të kushtojnë jetë të tjera”, ka theksuar Haxhiu.

Në fund, kryetarja e Kuvendit u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta djalit të Arlindës dhe të gjithë familjarëve të saj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.