☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.03 ▼2.17%
ARI 4,035 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,362 ▼ -0.1% ETH $2,326 ▼ -0.29% XRP $1.2962 ▼ -0.02% SOL $101.6500 ▲ +0.68%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.03 ▼2.17 % ARI 4,035 ▲0.67 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.03 ▼2.17 % ARI 4,035 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu thotë se Kuvendi duhet të votojë pro ose kundër Ligjit për Specialen, Nagavci kërkon sqarime nga PDK-ja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi duhet të vendosë përmes votimit nëse do të ketë plotësim-ndryshime të Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu atë në Kuvend.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu ka bërë të ditur se Komisioni për Legjislacion është ngarkuar për shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe ka katër javë kohë për t’i analizuar të gjitha aspektet, para se t’i drejtohet Kuvendit me një raport.

“Unë kam përmendur që sipas gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe sipas Rregullores së Kuvendit, kjo është veto e presidentes. Dhe në këtë rast, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të votojë për apo kundër”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se shkresa e presidentes do të bëhet publike nëse nuk është publikuar tashmë, duke theksuar se Kuvendi nuk ka asgjë për të fshehur.

Haxhiu ka konfirmuar se ka pasur komunikime me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me këtë çështje, por ka theksuar se shqyrtimi i saj i takon Komisionit për Legjislacion.

Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sqarime nga PDK-ja lidhur me ndryshimet që synon të bëjë në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Nagavci ka thënë se para se të ndërmerren hapa të mëtejshëm, duhet të dihet saktësisht se cilat nene të ligjit synon t’i ndryshojë PDK-ja dhe cilat janë propozimet konkrete.

“Përfaqësues të PDK-së duan të ndryshojnë disa nene, por nuk e dimë cilat janë ato nene dhe çfarë propozojnë të ndryshojnë”, ka deklaruar Nagavci, duke e vlerësuar si të papërgjegjshme procedimin me ndryshime pa një pasqyrë të qartë të përmbajtjes së tyre.

Ajo i është referuar edhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Jahjaga, për të cilin ka thënë se nuk lë hapësirë për amendamentimin e ligjit në këtë fazë.

Sipas Nagavcit, Kuvendi duhet ta hedhë poshtë propozimin e presidentes me 61 vota ose ta miratojë propozimin për rikthimin e ligjit, ndërsa Komisioni për Legjislacion duhet ta shqyrtojë shkresën e presidentes dhe të paraqesë raportin përkatës.

Ligji për Dhomat e Specializuara është kthyer në Kuvend nga presidentja javën e kaluar, pas kërkesës së PDK-së për rikthimin e tij në lexim të tretë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.