Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 94.96 ▼15.93%
ARI 4,829 ▲3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,699 ▲ +3.69% ETH $2,251 ▲ +5.73% XRP $1.3803 ▲ +4.43% SOL $84.7100 ▲ +5.2%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.96 ▼15.93 % ARI 4,829 ▲3.08 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.96 ▼15.93 % ARI 4,829 ▲3.08 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

HEC-et e pavarur prodhuan më shumë se 1/4 e energjisë së KESH-it

Prodhuesit e pavarur të energjisë, projekte që edhe pse janë me kontrata koncesioni, nuk kanë detyrimin e shitjes së energjisë te shteti, kanë prodhuar në pjesën e parë të vitit rreth 700 mijë MWh energji. Kjo sasi është sa ¼ e energjisë që kaskada më e madhe në vend, ajo e Drinit që menaxhohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, prodhoi në të njëjtën periudhë.

Vetë KESH prodhoi 2.8 milionë MWh. Situata e mirë hidrike në përgjithësi krijoi një panoramë pozitive të prodhimit të energjisë gjatë këtij viti, teksa shifrat tregojnë se edhe pesha e HEC-eve që shesin në tregun e lirë është jo e vogël.

Konkretisht prodhuesi më i madh i pavarur është Devoll Hydropower që ka dy hidrocentrale mbi lumin Devoll, Banjën dhe Moglicën ka prodhuar 265 mijë MWh apo rreth 40% të totalit të energjisë që ka ardhur nga ky grup.

Afërsisht 30% e kësaj energjie ka ardhur nga investimi i Ayen Enerji në lumin Fan ku nga HEC-i Peshqesh dhe Fangu është prodhuar një sasi mbi 200 mijë MWh në 6 mujorin e parë të vitit.

HEC Qami, një investim i Lajthiza Invest që ka hyrë në prodhim së fundmi ka prodhuar një sasi prej 2.5 mijë MWh dhe bën pjesë tek HEC-et me kapacitet deri në 2 MW të cilët viteve të fundit kanë qenë të shumtë në dhënie autorizimesh.

Pesha e fotovoltaikëve të pavarur në tregun e energjisë ashtu si fotovoltaikët në tërësi, mbetet ende e vogël, duke shënuar një prodhim prej 9 mijë MWh energji në 6 muajt e parë të vitit.

Në totalin e prodhuesve të mëdhenj dhe të pavarur të energjisë përqendruar kryesisht në investimet në kaskadën e Devollit dhe Fanit nuk është përfshirë Ashta. Ky projekt klasifikohet sipas shifrave zyrtare tek prodhuesit e pavarur të energjisë në një kontratë me OSHEE.

Nga Ashta u prodhuan 155 mijë MWh energji në 6 muajt e parë të vitit, duke e rritur edhe më tej peshën e prodhuesve të pavarur të energjisë që operojnë në vend.

Hidrocentrali i Ashtës është i ndarë në dy pjesë: energjia elektrike prodhohet fillimisht në Ashta I, ku tre dekada më parë është ndërtuar rezervuari i Spatharës dhe sistemi i vogël i vaditjes për sektorin bujqësor.

Energjia elektrike prodhohet në një shkallë të dytë të HEC, saktësisht tek Ashta 2 – e cila ndodhet 5 km pas bjefit të poshtëm të Ashta 1. Dy godinat e HEC lidhen me njëra tjetrën nëpërmjet një kanali derivacioni. Kapaciteti i plotë i të dy HEC-eve (Ashta 1 & Ashta 2) është 53 MW.

Të kombinuar tre investimet më të mëdha në “hidro” ku bëjnë pjesë Devolli, Ayen dhe Ashta kanë një vlerë prej 1 miliardë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.