☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,681 ▲0.75%
DOW 52,336 ▲0.23%
NASDAQ 26,207 ▲0.97%
NAFTA 102.10 ▼1.13%
ARI 4,026 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,066 ▼ -0.67% ETH $2,320 ▼ -1.37% XRP $1.2952 ▼ -0.39% SOL $100.5900 ▼ -1.23%
S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,336 ▲0.23 % NASDAQ 26,207 ▲0.97 % NAFTA 102.10 ▼1.13 % ARI 4,026 ▲0.44 % S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,336 ▲0.23 % NASDAQ 26,207 ▲0.97 % NAFTA 102.10 ▼1.13 % ARI 4,026 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Fatkeqësisht, nuk iu drejtua Qeverisë” – Gërvalla për Arlindën: Ndoshta do të kishte pasur angazhim

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe shkarkimin e personave përgjegjës për dështimet e mundshme në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Pejë, duke theksuar se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga sistemi i drejtësisë, por nuk e kishte marrë atë.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të diskutuar vrasjen e Zekajt dhe përgjegjësinë e institucioneve, Gërvalla deklaroi se duhet të ketë shkarkime, por sqaroi se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca kushtetuese për të shkarkuar prokurorë apo gjyqtarë.

Ajo tha se viktima i ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë për mbrojtje, ndërsa shprehu keqardhje që nuk kishte kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria.

“Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk e ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht, nuk i është drejtuar Qeverisë. Ndoshta, po t’i ishte drejtuar Qeverisë, do të kishte pasur angazhim, duke respektuar rendin kushtetues të vendit tonë”, deklaroi Gërvalla.

Ministrja theksoi se, pavarësisht nevojës për masa ndaj zyrtarëve që mund të kenë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre, përgjegjësia për shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve u takon institucioneve kompetente të sistemit të drejtësisë.

“Po, duhet të ketë edhe shkarkime, por në republikën tonë parlamentare nuk është ministri i Drejtësisë ai që shkarkon as prokurorë dhe as gjyqtarë. Nuk mund të shkarkoj asnjë prokuror që e ka lënë në baltë Arlindën, pasi Kushtetuta nuk ma jep këtë kompetencë”, u shpreh ajo.

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare është thirrur për të diskutuar funksionimin e mekanizmave të mbrojtjes, përgjegjësinë e institucioneve dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e rasteve të ngjashme. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.