Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe si
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrëmje protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.
Ndryshe nga ditët e tjera protesta e stome paraqitet më e qetë dhe më një numër të reduktuar pjesëmarrësish. Thirrja kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme
“Kanë qenë orë të qeta para kryeministrisë. Edhe punonjësit e policisë vijojnë të jenë të qetë. Deri më tani nuk ka incidente apo sulme të institucioneve dhe policisë. Refreni i përhershëm është thirrja për dorëheqjen e kryeministrit”, informon A2 CNN.
Ndryshe nga ditët e mëparshme, pedagogët nuk zhvilluan marshimin e zakonshëm paradite nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë, por iu bashkuan studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Disa prej tyre u shprehën se do të vijojnë protestën, duke kërkuar që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe pa përshkallëzim të tensioneve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.