☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,681 ▲0.75%
DOW 52,336 ▲0.23%
NASDAQ 26,207 ▲0.97%
NAFTA 102.10 ▼1.13%
ARI 4,026 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,066 ▼ -0.67% ETH $2,320 ▼ -1.37% XRP $1.2952 ▼ -0.39% SOL $100.5900 ▼ -1.23%
S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,336 ▲0.23 % NASDAQ 26,207 ▲0.97 % NAFTA 102.10 ▼1.13 % ARI 4,026 ▲0.44 % S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,336 ▲0.23 % NASDAQ 26,207 ▲0.97 % NAFTA 102.10 ▼1.13 % ARI 4,026 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

– Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave të zhvilluara në Tiranë gjatë javëve të fundit.

Ai theksoi se në një demokraci, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve dhe jo përmes dhunës, ndërsa pranoi se shqetësimet e të rinjve për arsimin, korrupsionin dhe koston e jetesës kërkojnë përgjigje konkrete.

Rama akuzoi një pakicë protestuesish se po përdor dhunën për të ushtruar presion politik dhe nënvizoi se qeveria do të vijojë punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Çdokush mund të kërkojë dorëheqjen time, kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë përmes dhunës”, deklaroi ai.

Kryeministri Rama shprehu vendosmërinë e tij për të qëndruar në krye të vendit, pavarësisht protestave të dhunshme që janë zhvilluar në Tiranë gjatë javëve të fundit.

Ai bëri një dallim mes studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe individëve me kapuçë, disa prej të cilëve, sipas tij, kanë lidhje me lëvizjen Antifa.

“Një pakicë beson se t’i vësh vendit flakën është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, tha Rama.

Gazetari: Si u përgjigjeni kërkesave të protestuesve për arsim më të mirë, luftë kundër korrupsionit dhe ulje të kostos së jetesës?

Rama: Nuk kam pretenduar kurrë se gjithçka në Shqipëri është e përsosur. Nuk besoj se të rinjtë duhet thjesht të pranojnë atë që kemi arritur deri më tani. Shqetësimet e tyre lidhur me arsimin, koston e jetesës dhe mungesën e mundësive reale, janë të vlefshme dhe kërkojnë përgjigje thelbësore.

Buxheti i vitit 2027, të cilin do ta paraqesim së shpejti, përfshin masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët. Në të njëjtën kohë, i kam ftuar studentët dhe profesorët të përfshihen në një dialog të hapur. Jam i gatshëm të shqyrtoj çdo propozim serioz, edhe ato që vijnë nga individë që janë kritikët tanë më të ashpër.

Megjithatë, ekziston një vijë e qartë ndarëse mes studentëve që dëshirojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të individëve me kapuçë, disa prej të cilëve i kam lidhur me lëvizjen “Antifa”, të cilët hedhin bomba molotov, sulmojnë ndërtesat publike dhe shkaktojnë dëme në pronën private.

Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e institucioneve të drejtësisë. Ajo nuk është puna e atyre që përdorin dhunën si mjet për të pretenduar se përfaqësojnë një brez të tërë.

Gazetari: A keni ndërmend të jepni dorëheqjen?

Rama: Jo. Në një demokraci, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo përmes bombave molotov. Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë kam ndërmend ta përmbush atë.

Çdokush është i lirë të kërkojë dorëheqjen time, kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me forcë.

Është detyra ime të dëgjoj ankesat legjitime, të mbroj të drejtat e qytetarëve dhe të vazhdoj punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nuk do të shmangem nga kjo detyrë thjesht sepse një pakicë beson se vënia e vendit në flakë është rruga më e shkurtër drejt pushtetit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.