☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,441 ▼ -5.44% ETH $2,227 ▼ -4.38% XRP $1.2400 ▼ -3.34% SOL $94.2000 ▼ -6.07%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës në 12 korrik në Bërxullë të Tiranës janë përqendruar në konfliktet që ai mund të ketë pasur kohët e fundit. Pas ngushtimit të rrethit të të dyshuarave Gjykata e Tiranës ka firmosur kontrolle në disa banesa, shkruan A2 CNN. Burimet kanë bërë të ditur se pavarësisht verifikimeve nuk është arritur të prodhohet rezultat që do t’i shërbente zbardhjes së ngjarjes së rëndë ku 50-vjeçari u qëllua me snajper sapo hyri në oborrin e shtëpisë.

Megjithatë policia ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të banesave kanë ndaluar një 43 vjeçar, sepse iu gjet në shtëpi dhe një pistoletë që e mbante pa leje, por policia shton se nuk ka prova për ta implikuar në ngjarjen e 12 korrikut.

Lidhur me hetimet për vrasjen burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se policia dyshon se në organizmin e vrasjes së 50-vjeçarit Sula mund të ketë marrë pjesë më shumë se një person. Autori pasi qëlloi në një distancë prej rreth 50 metrash është larguar në këmbë duke humbur gjurmët në pyllin pranë. Kjo ngriti dyshime se ai kishte të dhëna për kamerat e sigurisë në zonë dhe në banesën e viktimës ndaj dhe i ka shmangur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.