“Hetimi, Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën!
Avokati Idajet Beqiri ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të ish-ministrit Fatmir Mediu për t’iu shmangur përgjegjësisë penale për tragjedinë e Gërdecit, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të blerë pafajësinë përmes parave dhe korrupsionit.
Në një intervistë për “News Line”, Beqiri deklaron se Mediu po përpiqet të përdorë edhe ndikimin dhe kontaktet në Shtetet e Bashkuara për të penguar drejtësinë, ndërsa paralajmëron se çështja e Gërdecit mund të ketë pasoja shumë më të gjera sesa përgjegjësia individuale e ish-ministrit.
“Fatmir Mediu është porta që do të hapet dhe brenda saj do të përfshihet Sali Berisha dhe familja e tij”, shprehet Beqiri, duke e konsideruar çështjen e Gërdecit si një nyje që mund të çojë drejt zbardhjes së përgjegjësive në nivelet më të larta të pushtetit të asaj kohe. Sipas tij, përpjekjet për të ndikuar te drejtësia përmes parave dhe lobimit janë tregues i dëshpërimit përballë një procesi që nuk mund të mbyllet me marrëveshje apo ndikime politike.
“Pushteti i Berishës, i cili bëri tragjedinë e rëndë dhe të madhe të Gërdecit, vetëm për të mbushur xhepat e vetë dhe të bashkëpunëtorëve të vetë. Këta e kanë trajtuar shtetin e pushtetin, e kanë trajtuar si pronë e çiflig të tyre dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Bëjnë korrupsion të lartë dhe trafik armësh duke i çuar ato në vendet armike.
I mbulojnë këto me lekët që i grabisin popullit dhe grabisin shqiptarët. E kanë krijuar këtë që kur erdhën në 1992 si misionarë të vendeve armike, se me lekë mund të blihet çdo gjë. Mediu kërkon të blejë pafajësinë e tij në SHBA, edhe këtu e çfarë nuk është bërë. Para e madhe është hedhur për të marrë pafajësinë, por i ka ngecur sharra në gozhdë.
Fatmir Mediu është porta që do të hapet dhe brenda saj do të përfshihet Sali Berisha dhe familja e tij. Gërdeci do të gllabërojë të gjithë familjen e Berishës. Është një portë që do të hapet, prandaj dhe duhet blerë shtrenjtë.
Çdo gjë që ata e bëjnë në sajë të korrupsionit të lartë. Këta po flliqin dhe po ndyjnë edhe personalitete në SHBA. Kjo është për të vënë ulërimën dhe duart në kokë, sa arrijnë që këtyre njerëzve në SHBA edhe në vende të tjera, sepse nuk iu çojnë vetëm para, por i korruptojnë edhe me femra, jemi bërë gazi i botës, se si këta duan të mbulojnë krimet përmes korrupsionit”, tha avokati.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.