☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,700 ▼0.24%
DOW 51,939 ▲0.61%
NASDAQ 26,469 ▼0.84%
NAFTA 95.04 ▲1.21%
ARI 4,172 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,221 ▼ -0.96% ETH $2,373 ▼ -2.25% XRP $1.3118 ▼ -1.53% SOL $103.2300 ▼ -0.69%
S&P 500 7,700 ▼0.24 % DOW 51,939 ▲0.61 % NASDAQ 26,469 ▼0.84 % NAFTA 95.04 ▲1.21 % ARI 4,172 ▲1.55 % S&P 500 7,700 ▼0.24 % DOW 51,939 ▲0.61 % NASDAQ 26,469 ▼0.84 % NAFTA 95.04 ▲1.21 % ARI 4,172 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Hezbollahu pranon se eksplozivët e sekuestruar në Bekaa ishin të tijtë: Synonin Izraelin, jo Libanin

Deputeti i Hezbollahut Hassan Fadlallah deklaroi të enjten se qindra kilogramët eksplozivë të sekuestruar javën e kaluar nga forcat libaneze të sigurisë në Bekaa i përkisnin grupit dhe ishin destinuar kundër trupave izraelite, duke kërkuar kthimin e materialit dhe lirimin e të ndaluarve.

Një deputet i Hezbollahut ka pranuar të enjten se ngarkesa me eksplozivë e sekuestruar javën e kaluar nga forcat libaneze të sigurisë i përkiste grupit të armatosur pro-iranian, siç njofton Reuters. Autoritetet kishin ndaluar mjetin e ngarkuar me qindra kilogramë eksplozivë në një pikë kontrolli në rajonin lindor të Bekaa-s dhe kishin arrestuar dy personat që ndodheshin në të, pa bërë të ditur atëherë se kujt i përkiste ngarkesa.

Duke folur me gazetarët në parlamentin libanez, Hassan Fadlallah tha se eksplozivët ishin destinuar kundër Izraelit, trupat e të cilit po mbajnë nën pushtim pjesë të territorit libanez të marra në luftën e këtij viti. Një zyrtar i Hezbollahut dhe një burim libanez i sigurisë i thanë Reuters se materiali ishte parashikuar për dronë shpërthyes që do të synonin trupat izraelite.

Fadlallah shtoi se Hezbollahu kishte kontaktuar menjëherë agjencitë e sigurisë për të sqaruar pronësinë e mjetit dhe të ngarkesës, duke kërkuar kthimin e materialit dhe lirimin e personave të ndaluar. Në kohën e sekuestrimit, mungesa e informacionit zyrtar kishte ushqyer shqetësime në Liban se eksplozivët mund të synonin atentate me autobomba ose sulme destabilizuese brenda vendit.

Pranimi publik vjen ndërsa qeveria libaneze po shtyn përpara planin për t’i sjellë të gjitha armët nën kontrollin e shtetit dhe për çarmatosjen e Hezbollahut. Më 2 mars qeveria ndaloi veprimtaritë ushtarake të grupit, pak orë pasi ai lëshoi raketa drejt Izraelit në shenjë solidariteti me Teheranin, duke e tërhequr Libanin në luftën rajonale që shpërtheu pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.