☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,738 ▲0.25%
DOW 52,171 ▲1.06%
NASDAQ 26,664 ▼0.11%
NAFTA 95.23 ▲1.42%
ARI 4,177 ▲1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,288 ▲ +0.39% ETH $2,424 ▼ -0.42% XRP $1.3357 ▲ +0.07% SOL $105.6300 ▲ +1.3%
S&P 500 7,738 ▲0.25 % DOW 52,171 ▲1.06 % NASDAQ 26,664 ▼0.11 % NAFTA 95.23 ▲1.42 % ARI 4,177 ▲1.68 % S&P 500 7,738 ▲0.25 % DOW 52,171 ▲1.06 % NASDAQ 26,664 ▼0.11 % NAFTA 95.23 ▲1.42 % ARI 4,177 ▲1.68 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

VATIKAN – Gjendje e mirë shëndetësore e papa Leones XIV, pas operacionit në mushkëri

VATIKAN, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Papa Leoni XIV po rikuperohet sipas planit pas ndërhyrjes kirurgjikale në mushkëri, deklaruan të enjten mjekët që po kujdesen për kreun e Kishës Katolike.

Një radiografi e kraharorit e 71-vjeçarit tregoi një “rikuperim të mirë të mushkërisë së operuar”, sipas mjekëve të spitalit “Gemelli” në Romë. Edhe rezultatet e kontrolleve rutinë, të kryera gjatë paradites, ishin brenda vlerave normale.

Gjatë një operacioni disaorësh të martën, mjekët hoqën një tumor malinj nga mushkëria e djathtë e Papës, duke i hequr edhe lobin e poshtëm të saj.

Një nodul i zbuluar më herët rezultoi të ishte adenokarcinomë pulmonare, një tumor malinj që, sipas ekspertëve, përbën formën më të zakonshme të kancerit të mushkërive.

Papa pritet të qëndrojë në spital deri javën e ardhshme. Trajtimi i mëtejshëm pas ndërhyrjes do të varet pjesërisht nga rezultatet e analizës histologjike, të cilat pritet të dalin gjatë ditëve në vijim.

Angazhimet zyrtare të kreut të Kishës Katolike janë anuluar deri nga mesi i javës së ardhshme.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Papa Leoni XIV do të mund të nisë udhëtimin e planifikuar në Amerikën Latine në fillim të nëntorit, i cili pritet të zgjasë gati dy javë. Deri më tani, vizita nuk është anuluar./ os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.