☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,738 ▲0.25%
DOW 52,171 ▲1.06%
NASDAQ 26,664 ▼0.11%
NAFTA 95.23 ▲1.42%
ARI 4,177 ▲1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,288 ▲ +0.39% ETH $2,424 ▼ -0.42% XRP $1.3357 ▲ +0.07% SOL $105.6300 ▲ +1.3%
S&P 500 7,738 ▲0.25 % DOW 52,171 ▲1.06 % NASDAQ 26,664 ▼0.11 % NAFTA 95.23 ▲1.42 % ARI 4,177 ▲1.68 % S&P 500 7,738 ▲0.25 % DOW 52,171 ▲1.06 % NASDAQ 26,664 ▼0.11 % NAFTA 95.23 ▲1.42 % ARI 4,177 ▲1.68 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Kallas: Mosmarrëveshjet mes Kroacisë dhe Malit të Zi të mos pengojnë zgjerimin e BE-së

– Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas bëri thirrje sot që procesi i zgjerimit të BE-së, të mos kushtëzohet nga mosmarrëveshjet dypalëshe, pas kërkesave të paraqitura nga Kroacia ndaj Malit të Zi si kusht për mbështetjen e anëtarësimit të këtij vendi në bllokun evropian, raportoi “Europa Press”.

“Është shumë e rëndësishme që të mos e trajtojmë procesin e zgjerimit si një çështje dypalëshe. Evropa është një kontinent shumë i vogël. Prandaj, duhet të jemi më të fortë së bashku me vendet që janë pjesë e Evropës”, deklaroi Kallas për gazetarët, përpara pjesëmarrjes në takimin e Këshillit Evropian në Bruksel, që zhvillohet më 15 dhe 16 tetor.

Deklarata e saj vjen pasi Kroacia u ka paraqitur vendeve të tjera anëtare të BE-së një dokument me tetë kërkesa që, sipas Zagrebit, Mali i Zi duhet t’i zgjidhë përpara përfundimit të procesit të anëtarësimit.

Disa prej këtyre çështjeve lidhen me pasojat e luftërave në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990, ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me pronat dhe mosmarrëveshjet kufitare.

Tetë kërkesat e Kroacisë ndaj Malit të Zi

Sipas dokumentit të publikuar nga media, gjashtë nga tetë kërkesat lidhen me krimet e luftës, të drejtat themelore dhe çështje të tjera të pazgjidhura, që burojnë nga konfliktet e viteve 1990.

Dy kërkesat e tjera kanë të bëjnë me trashëgiminë e ish-Jugosllavisë dhe mosmarrëveshjet kufitare mes dy vendeve.

Kroacia kërkon dëmshpërblim për më shumë se 300 shtetas kroatë, që u mbajtën në kampin e të burgosurve të Morinjit, në Mal të Zi, nga tetori 1991 deri në gusht 1992.

Zagrebi kërkon gjithashtu që pllaka përkujtimore në vendin ku ndodhej kampi, të mbetet e dukshme dhe të mos mbulohet nga struktura të tjera.

Një tjetër kërkesë është ndryshimi i emrit të pishinës në qytetin malazez të Kotorrit, e cila mban emrin e ish-lojtarit të vaterpolit Zoran Gopçeviç.

Sipas autoriteteve kroate, ai kishte shërbyer si roje në kampin e Morinjit.

Zagrebi kërkon gjithashtu bashkëpunimin e autoriteteve malazeze, për të zbardhur fatin e 14 shtetasve kroatë që rezultojnë të zhdukur nga lufta, si dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, përfshirë rastet që lidhen me përgjegjësinë e eprorëve për veprimet e vartësve të tyre.

Një tjetër çështje e ngritur nga Kroacia lidhet me pretendimet për pronat e familjeve kroate në Mal të Zi, përfshirë 51 familje nga Tivati dhe familje të tjera në zonën e Gjirit të Kotorrit.

Zagrebi kërkon zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, disa prej të cilave kanë mbetur të pazgjidhura për një kohë të gjatë.

Dy kërkesat e fundit kanë të bëjnë me kthimin e anijes shkollore “Jadran”, të cilën Kroacia e konsideron pronë të saj në bazë të marrëveshjeve, për trashëgiminë e ish-Jugosllavisë, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kufitare tokësore dhe detare mes dy vendeve.

Përplasja rrezikon objektivin e anëtarësimit në vitin 2028

Mali i Zi është ndër vendet më të avancuara në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe synon të bëhet anëtari i 28-të i bllokut në vitin 2028.

Podgorica ka mbyllur përkohësisht 21 nga 33 kapitujt e negociatave, ndërsa Kroacia po pengon përparimin në disa fusha, përfshirë transportin, politikën e jashtme, të drejtat themelore dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Meqenëse vendimet kryesore në procesin e anëtarësimit, kërkojnë miratimin e të gjitha vendeve anëtare, kundërshtimi i Kroacisë mund të ngadalësojë përparimin e Malit të Zi dhe të vërë në rrezik objektivin e anëtarësimit deri në vitin 2028.

Zagrebi argumenton se çështjet e pazgjidhura duhet të marrin përgjigje përpara anëtarësimit të Malit të Zi, duke i cilësuar ato si çështje të të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Nga ana tjetër, qëndrimi i Kallas, nënvizon rëndësinë që procesi i zgjerimit të mos kthehet në një instrument për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes vendeve kandidate dhe shteteve anëtare.

Përplasja mes Zagrebit dhe Podgoricës vë në dukje vështirësitë që mund të krijojnë konfliktet e vjetra dypalëshe, për procesin e zgjerimit të BE-së, në një kohë kur Mali i Zi synon të përfundojë negociatat dhe të përparojë drejt anëtarësimit brenda dy viteve të ardhshme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.