☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Hidrocentrali me konçesion. Hapet tenderi për projektin e Kalivaçit

Pas prishjes së kontratës me shoqërinë italiane “Hidro SRL”, qeveria ka rihapur tenderin për dhënien me konçesion të hidrocentralit të Kalivaçit.
Ministria e Energjisë ka publikuar në Agjencinë e Prokurimit thirrjen zyrtare për oferta për ndërtimin e hidrocentralit në lumin e Vjosës. Sipas dokumentave, afati përfundimtar i dorëzimit të ofertave është data 18 korrik.
Fituesi do të përzgjidhet sipas 6 kritereve, që janë vlera e tarifës konçesionare, ndikimi mjedisor, fuqia e instaluar, afati i ndërtimit, skema e lidhjes së hidrocentralit në rrjet dhe vlerësimi për vlerën ekzistuese të punimeve.
Por për të marrë pjesë në tender kompanitë duhet të plotësojnë disa kushte. Së pari, xhiroja që ato kanë realizuar dy vitet e fundit, pra 2015 dhe 2016, të jetë e barabartë me vlerën e investimit, ndërsa fitimi i vitit të kaluar të jetë të paktën sa 7 për qind e investimit.
Hidrocentrali do të jepet me konçesion për 35 vjet. Pas kësaj periudhe, kompania ndërtuese do ta transferojë atë në pronësi të shtetit. Ai i Kalivaçit është konçesioni i parë energjetik i shpallur nga shteti shqiptar.
Saga e hidrocentralit me fuqi të instaluar rreth 100 mega ka nisur që në vitin 1997, plot 20 vjet më parë, kur qeveria e atëhershme ia dha konçesionin një kompanie italiane.
Por vepra nuk u ndërtua. Shoqëria ndërtuese u përfshi në konflikte gjyqësore me qeverinë, por edhe kompanitë nënkontraktore për vite me radhe.
Pak muaj më parë, qeveria e prishi kontratën me kompaninë hidro srl. Sipas Ministrisë së Energjisë, konçesioni u anulua pasi kompania italiane shkeli kontratën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.