🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 04 June 2026
S&P 500 7,584 ▲0.4%
DOW 51,497 ▲1.6%
NASDAQ 26,853 ▼0.01%
NAFTA 92.34 ▼3.83%
ARI 4,503 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,212 ▼ -4.07% ETH $1,763 ▼ -3.53% XRP $1.1683 ▼ -4.32% SOL $69.0800 ▼ -6.05%
S&P 500 7,584 ▲0.4 % DOW 51,497 ▲1.6 % NASDAQ 26,853 ▼0.01 % NAFTA 92.34 ▼3.83 % ARI 4,503 ▲0.81 % S&P 500 7,584 ▲0.4 % DOW 51,497 ▲1.6 % NASDAQ 26,853 ▼0.01 % NAFTA 92.34 ▼3.83 % ARI 4,503 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Sporti

Hije skandali në futbollin italian, në lupën e hetimeve shumë eksponentë të rëndësishëm të Serie A

Futbolli italian është përfshirë në një skandal të vërtetë ditët e fundit. Fillimisht Prokuroria e Milanos bëri të ditur se dizenjatori i gjyqtarëve të Serisë A, Xhanluka Roki, është vënë nën hetim për mashtrim sportive, pasi akuzohet se ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për të favorizuar skuadra apo edhe për ngjarje gjatë takimeve në […]

Futbolli italian është përfshirë në një skandal të vërtetë ditët e fundit. Fillimisht Prokuroria e Milanos bëri të ditur se dizenjatori i gjyqtarëve të Serisë A, Xhanluka Roki, është vënë nën hetim për mashtrim sportive, pasi akuzohet se ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për të favorizuar skuadra apo edhe për ngjarje gjatë takimeve në sezonin 2024-25.

Por jo vetëm kaq, pasi edhe Andrea Gervasoni, përgjegjësi i VAR-it, është mes personave nën hetim nga Prokuroria e Milanos për ndërhyrje të dyshuara ndaj arbitrave dhe sistemit VAR në futbollin italian me të njëjtat akuza. Sipas hetimeve të deri tanishme, ekipi I favorizuar është Inter dhe përgjegjësi I arbitrave,Roki ka vepruar në mënyrë të dukshme, sipas përgjimeve të siguruara nga Prokuroria.

Hetimi përmban tre akuza për ngjarje të ndryshe. E para flet se Roki, në bashkëpunim me disa persona pranë stadiumit “San Siro”, gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë ‘rregulloi’ emërimin e Andrea Kolombos si gjyqtar të ndeshjes për sfidën radhës në Serinë A Bolonja-Inter (20 prill 2025), si një ‘arbitër’ që i pëlqente ekipit zikaltër. Akuza e dytë zgjeron fushëveprimin. Prokurori shkruan se Roki, gjatë ndeshjes së parë të Kupës (2 prill 2025), “përcaktoi” emërimin e gjyqtarit të ndeshjes Daniele Doveri, në krye të gjysmëfinales së turneut (23 prill 2025) me qëllim që të sigurohej që nuk do të arbitronte finalen e Kupës dhe ndeshjet e mbetura të Serie A të cilat ishin me “interes më të madh për ekipin milanez” për të cilin ai ishte “pak i pëlqyer”.

Së fundmi, akuza e tretë i referohet ndeshjes Udineze-Parma më 1 mars 2025, ku “si mbikëqyrës i VAR, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë ndeshjes ai ndikoi te zyrtari i VAR, Daniele Paterna, duke e bindur të kryente një shqyrtim në fushë të gjyqtarit të ndeshjes Fabio Mareska me qëllim dhënien e një penalltie për ekipin e Udinezes edhe pse Paterna kishte një mendim tjetër”.

Nga ana tjetër Andrea Gervasoni, akuzohet për ndeshjen Salernitana – Modena, të zhvilluar më 8 mars 2025. Në qendër të hetimit është penalltia e akorduar për Modenën nga arbitri Giua. Prokuroria dyshon se Gervasoni ka ushtruar presion mbi arbitrin e VAR-it, Nasca, për ta shtyrë të thërriste arbitrin për një rishikim në monitor, me qëllim ndryshimin e vendimit.

Emri i Gervasonit nuk është i panjohur për tifozët e futbollit italian. Ai mbahet mend për polemikat në sfidën Katania-Juventus, ku anuloi një gol të rregullt të Katanias dhe konfirmoi një gol të diskutueshëm të Juventusit.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rolin e secilit person të përfshirë. Nëse akuzat konfirmohen, futbolli italian mund të përballet me një tjetër skandal të rëndë në historinë e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.