Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!
Pas fitores me San Marinon, kombëtarja shqiptare nisi menjëherë punën për sfidën e radhës në Nations League, atë me Finlandën, edhe kjo një ndeshje që do të luhet në transfertë.
Nën drejtimin e Rolando Maran dhe stafit teknik, kuqezinjte zhvilluan një seancë stërvitore në stadiumin ‘Dino Manuzzi’ të Cesenës, me programin e punës të përshtatur sipas minutave të aktivizimit të lojtarëve.
Futbollistët që u aktivizuan ndaj San Marinos zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit ndoqi një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës.
Në stërvitje u bashkua edhe Klisman Cake, i cili është rikuperuar në kohë dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.