☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,713 ▼ -1.23% ETH $2,369 ▼ -1.47% XRP $1.2817 ▼ -3.22% SOL $101.9800 ▼ -2.45%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

Protesta në Tiranë, Policia shton sigurinë në Pikat Kufitare! Masa të shtuara edhe në Qafë Thanë, kontrolle për lëndë

Policia ka shtuar masat e sigurisë dhe kontrollit në pikat kufitare, para protestës së sotme në Tiranë, me qëllim parandalimin e hyrjes së lëndëve piroteknike dhe sendeve të paligjshme, që të përdoren për dhunë e sulm ndaj institucioneve e bizneseve.

Në të paktën dy raste më parë Policia kishte bllokuar sasi të mëdha fishekzjarrësh e kapsollash që do përdoreshin gjatë protestave të dhunshme.

Prej dy ditësh janë shtuar kontrollet dhe janë vendosur masa të rrepta për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Sipas burimeve policore, që prej ditës së djeshme në këtë pikë kufitare janë dislokuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjete.

Kontrollet po kryhen për shkak të dyshimeve se udhëtarët mund të transportojnë sende të ndaluara dhe se mund t’i bashkohen protestës së thirrur në Tiranë.

Burimet shtojnë se kishte të dhëna se grupe të caktuara shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut do të udhëtonin drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestë, ndërsa dyshohej se mund të kishin me vete edhe sende të ndaluara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.