⛅
Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.07 ▼0.76%
ARI 3,902 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $69,264 ▼ -5.81% ETH $1,950 ▼ -4.79% XRP $1.0274 ▼ -2.52% SOL $80.4600 ▼ -3.38%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.07 ▼0.76 % ARI 3,902 ▲0.43 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.07 ▼0.76 % ARI 3,902 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Kronika

Hita takim në Romë me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias italiane, në fokus goditja e grupeve kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u prit nga prefekti Raffaele Grassi dhe drejtori i DIA-s, gjenerali Nicola Massimo Masciulli, në vijim të vizitës zyrtare në Itali.

Në vijim të vizitës në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi një tjetër takim të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes strukturave policore të dy vendeve, me fokus goditjen e krimit të organizuar dhe të grupeve kriminale që veprojnë në Itali dhe Shqipëri, siç njofton Shqiptarja.com.

Hita dhe delegacioni shqiptar u pritën në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, njëherazi Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, prefekti Raffaele Grassi, si dhe nga Drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA), gjenerali Nicola Massimo Masciulli. Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtoresha Qendrore e Shërbimeve Antidrogë, Lorena Di Galante, Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Lorenzo Bucossi, dhe Drejtori i Shërbimit Qendror Operacional, Marco Calì.

Në qendër të diskutimeve, siç njofton Shqiptarja.com, ishte intensifikimi i veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale për identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në të dyja vendet, lufta kundër trafikut të narkotikëve, trafiqeve të paligjshme, krimeve kibernetike dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar.

Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe inteligjencës policore, koordinimit të operacioneve të përbashkëta, goditjes së burimeve financiare të grupeve kriminale dhe intensifikimit të kërkimeve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe italiane. Hita theksoi rritjen e numrit dhe kapaciteteve të skuadrave të përbashkëta hetimore, për hetime më të thelluara dhe operacione të koordinuara ndaj strukturave kriminale, pavarësisht kufijve shtetërorë.

Prefekti Grassi dhe gjenerali Masciulli vlerësuan punën e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe bashkëpunimin me Interforcën në ambasadën italiane në Shqipëri. Ata shprehën angazhimin për ta çuar bashkëpunimin në një nivel edhe më të lartë, përmes hartimit të një strategjie të re, me objektiv rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe kriminalitetit ndërkufitar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.