☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.29 ▼8.12%
ARI 4,070 ▲3.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,234 ▲ +3% ETH $2,419 ▲ +5.41% XRP $1.3042 ▲ +1.69% SOL $94.8000 ▲ +1.2%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.29 ▼8.12 % ARI 4,070 ▲3.28 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.29 ▼8.12 % ARI 4,070 ▲3.28 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Sporti

Holanda ankohet për hotelin me 4 yje, por s’është e vetmja që ka mbetur jashtë luksit!

Nuk ka nisur ende, por Kupa e Botës është shoqëruar nga një sërë polemikash që tani. Botërori më i pasur në histori është i destinuar të prodhojë situata kontroverse të çdo niveli. E fundit ka të bëjë me strukturat që do të presin skuadrat në qytete të ndryshme.

Ja ku vjen edhe i pakënaquri i radhës, Ronald Koeman, që zbarkoi pasditen e së martës në “Hotel Cascade”, në Kansas City. Holanda e tij, e angazhuar në miqësoren me Uzbekistanin, fjeti në New York në një hotel me 4 yje, jo shumë komod.

Trajneri e shprehu hapur pakënaqësinë në konferencë shtypi: “Le të themi se mund të bëhej diçka më mirë”, – tha Koeman. Të martën, pas mbërritjes në Missouri, ai anuloi stërvitjen e programuar. Ndoshta kjo zgjedhje është ndikuar edhe nga fakti se hoteli ku Holanda do të qëndrojë për pjesën e parë të Botërorit, është sërish me 4 yje.

Holanda në fakt nuk është kombëtarja e vetme që ka mbetur jashtë rrjetit të hoteleve të luksit. Në Kansas City do të qëdrojnë në hotele me 4 yje edhe Anglia dhe Argjentina. Këto sistemime janë këshilluar nga FIFA, që ka ofruar suport edhe për fushat e stërvitjes.

Ka shkuar më mirë për ata që kanë zgjedhur vende më turistike dhe më të pasura me oferta. Franca ka shkuar në Boston dhe ka zgjedhur hotelin “Four Seasons”, Brazili në New York, te “Ridge Hotel”, kurse Zvicra ka gjetur një resort fantastik në San Diego, “Fairmont Grand del Mar”.

Edhe Granit Xhaka me shokë në fakt kanë arsye të ankohen, sepse zona përreth qendrës stërvitiore ka qenë e mbushur me gjarpërinj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.